BallinaKryesore“Taksa e sheshtë 9%”, Basha: Premtimi im nuk është luksi, por një...

“Taksa e sheshtë 9%”, Basha: Premtimi im nuk është luksi, por një ekonomi dhe Shqipëri normale

“Taksa e sheshtë 9%”, Basha: Premtimi im nuk është luksi, por një ekonomi dhe Shqipëri normale.

Lulzim Basha: Partia Demokratike qëndron për taksën 9% për taksën e sheshtë.

By Pyetje: Jeni i bindur për këtë sepse e kam dëgjuar që e keni përsëritur dy –tre herë këtë gjë?

Lulzim Basha: Është e panegociueshme. Ia kam thënë edhe aleatëve tanë që mund të negociojmë aspekte të tjera të programi ekonomik me të cilën jemi në fazë të përparuar në përfundim të këtij plani, po e pasurojmë edhe me aspektet anti COVID sepse sigurisht kjo është një situatë që kërkon masa të tjera, por 9% taksë e sheshtë është e panegociueshme.

Pyetje: Pra, do të jetë 9% taksë e sheshtë për çdo qytetar dhe biznes të Republikës së Shqipërisë?

Lulzim Basha: Me përjashtim të 300 mijë lekëshit të parë ku do të jetë 0%.

Pyetje: Pra, për ata që marrin deri 300 mijë lek do të jetë 0 dhe për këdo mbi 300 mijë lekë….

Lulzim Basha: Dhe për këdo tjetër 300 mijë lekëshi i parë do të jetë I përjashtuar dhe pjesa tjetër do të tatohet 9%.

Pyetje: Kanë rëndë dakord edhe LSI-ja dhe forca të tjera?

Lulzim Basha: Taksa e sheshtë 9%, kontributet shoqërore 18%, riprezantimi I fashës së energjisë për biznesin për biznesin prodhues, fashës mbrojtëse jo asaj që është sot dhe për shtresat në nevojë. Heqja e taksës Rama për karburantin që e bën karburantin tonë më të shtrenjtin në Europë dhe si rezultat prodhimet tona jokonkuruese që nga trangulli, speci, domatja, shalqiri dhe deri tek prodhimet industriale apo shërbimet tona janë më të shtrenjta se të Kosovës, janë më të shtrenjta se të Maqedonisë së Veriut, të mos marrim të tjerat, pikërisht prej këtyre faktorëve. Kjo është një pjesë, mund ta zhvilloj edhe më shumë se ka edhe masa të tjera por do të jem me ekipin tim që t’ua tregoj.

* Taksa e sheshtë 9%,
* Kontributet shoqërore dhe shëndetësore 18%.
* 9% mbi 300 mijë lekëshin, duke hequr 300 mijë lekëshin e parë.

Kjo është pjesa fiskale dhe nuk ka asgjë të përbashkët me rrenimin që quhet taksë progresive, me hajdutërinë që quhet taksë progresive që kishte një qëllim që të gjunjëzonte të varfrit dhe të shkatërronte shtresën e mesme dhe ata kanë marrë goditjen më të madhe.

Askush para meje nuk ka guxuar që për interesin publik të sakrifikojë interesat e partisë së vet, siç ishte djegia e mandateve apo që të hedhë një hap ekstrem, por që sot të gjithë e kuptojnë se përballë kanë një njeri, një autokrat që është e keqja e vendit Edi Rama, që është e keqja e Shqipërisë Edi Rama, që është e keqja e çdo familje. Sot kjo ka sjellë bashkimin më të madh të njerëzve, edhe të majtëve, domosdoshmëri për ta larguar. Detyra ime është që me alternativën time të siguroj këdo, jo vetëm votuesit e mi, por edhe të majtët që me Lulzim Bashën dhe me qeverinë e ardhshme do të jenë në duar të sigurta dhe që ekonomia nesër do të ndryshojë, do të mundësojë mirëqenie për të gjithë jo vetëm për një grusht njerëzish që janë bërë pashallarë të këtij vendi.
Dua t’i siguroj shqiptarët që unë kam planin, kam vizionin, kam vendosmërinë, përvojën dhe ambicien t’inxjerr nga kjo situatë ekonomike. Nuk ju premtoj as luks, as pasuri marramendëse, por ju premtoj qeverisje normale, ekonomike normale, Shqipëri normale.
[23:34, 28/05/2020] Patriku: “Je tepër europian”, Basha tregon si do të sjellë ndryshimin për zbatimin e ligjit dhe një propozim i ri për kufizimin e numrit të mandateve të kryeministrit.

Pyetje: Pse një qytetar i Republikës së Shqipërisë do të duhet të votonte Lulzim Bashën? Çfarë do të ndryshonte për këtë qytetar?

Lulzim Basha: Dy gjëra do të ndryshojnë. E para institucionet do të fillojnë të funksionojnë ndryshe. Nuk do të ketë përqëndrim të pushtetit si me Edi Ramën. Ajo që sot çdokush e dallon dhe që ma thotë, shumica ma thonë për kompliment, ka ndonjë që mendon se ma thotë me kunj që “je tepër europian”, ajo do të jetë realitet në institucionet e nesërme. Institucionet do të funksionojnë sipas ligjit. Ligji do të jetë bibla e institucioneve dhe jo vullneti im. E dyta, kjo do të thotë që do të kemi një reformë, pse jo dhe një reformë kushtetuese që do të garantojë që institucionet do të jenë në dorë të qytetarëve. Po, dhe unë e kam shprehur këtë. Për shembull kufizimi i pushtetit të qeverisë që të mos kemi prapë një Rama bis, larg qoftë se Zoti e do Shqipërinë, nuk besoj se do t’ia bëjë këtë, por edhe ne duhet të bëjmë punën tonë, është propozimi im që të forcojmë kontrollin dhe balancen. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë: që nga procedurat e dyfishta të një parlamenti me një dhomë, parlamenti me dy dhoma që është preferenca ime me të njëjtin numër pa shtuar barrën fiskale, pa shtuar koston për qytetarët, por që qeveria të ketë dy pengesa për të kaluar, të mos kalojë brenda natës ligje për të zhvatur xhepat e shqiptarëve dhe për të pasuruar oligarkët. Pra një reformë të plotë kushtetuese. Kufizim të termave. Nuk ka pse të ketë Shqipëria një kryeministër për më shumë se 8 vite.

Pyetje: Jeni i gatshëm ta bëni këtë?

Lulzim Basha: Jam i vendosur ta propozoj dhe në qoftë se parlamenti i ardhshëm nuk do të kem votat për ta kaluar këtë si kryeministër do ti drejtohem popullit me referendum që kurrë më Shqipëria mos të ketë një kryeministër për më shumë se 8 vite.
[23:56, 28/05/2020] Patriku: Basha: Do të kwrkoj referendum për kryeministrin me vetëm 2 mandate, nwse nuk do të kem votat e mjaftueshme si maxhorancë

Lulzim Basha: Nuk ka pse te kete Shqiperia nje kryeminister per me shume se 8 vite. Jam i vendosur ta propozoj dhe ne qofte se parlamenti i ardhshem nuk do te kem votat per ta kaluar kete, si kryeminister do t’i drejtohem popullit me referendum qe kurre me Shqiperia te mos kete nje kryeminister me shume se 8 vite.

Pyetje: Pra te shkojme tek sistemi amerikan?

Lulzim Basha: Kurre me te kryeministri te mos kete me shume de dy mandate.

Pyetje: Nuk e ka asnje vend ne Europe?

Lulzim Basha: Asnje vend nuk ka patur keto rekorde te zeza ku shoqeria shqiptare te kete mundesine te zhvillohet ekonomikisht dhe politikisht si shoqerite europiane, atehere mund ta heqim kete kufizim . Sot jam i vendosur ta vendos kete kufizim. Jam i vendosur po keshtu qe te vendos kufizime te tjera te cilat do te bejne te mundur qe shume me shume.pushtet te jete ne duart e qytetareve, shume me pak pushtet te jete ne doren e elites politike. Kjo eshte e para dhe e dyta eshte dhe me e rendesishmja eshte menyra se si do te veprojme me ekonomine. 7 vite e ka shkaterruar ekonomine, 7 vite i vuri kazmen. Nuk mbajti asnje premtim.

Pyetje: Keshtu thoshte edhe Rama per Berishen. Keshtu thoni edhe ju per Ramen.

Lulzim Basha: E verteta eshte se nuk ka mbajtur asnje premtim. Nuk po them une se cfare thoshte tjetri se ai mund te kete thene gjera por i ka thene te paverteta, kurse une po them te verteta. Ti e di fare mire qe nuk ka 300 mije vende pune. Ka 200 mije te shpunesuar vetem ne 2 vitet e fundit. Ka 500 mije te çuar refugjat. Une po them te verteten. Ska shendetesi falas. Taksat i rriti, ty ta rriti taksen, shqiptareve ua rriti taksen. Pra po them te vertetat dhe kur them te verteten nuk duhet te relativizojme. Nje nga armiqte me te medhenj te ndryshimit pozitiv ne vend eshte relativizimi, per te thene keshtu ishte. Jo, nuk ka per te qene me keshtu, do te ndryshoje dhe me mua gjerat do te jene ndryshe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular