BallinaAktualitetTragjike/Mbytet në lumin Buna marokeni, policia jep detajet

Tragjike/Mbytet në lumin Buna marokeni, policia jep detajet

Një shtetas maroken është mbytur në lumin Buna, në Shkodër. Mesohet se marokeni është mbytur në fshatin Darragjat, të njësisë Dajç. Mësohet se shtetasi kishte edhe dokumente franceze, por ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Lidhur me ngjarjen e rende ka reaguar edhe policia e Shkodres, e cila ben me dije se viktima eshte shtetasi R. M. 35 vjeç. Gjithashtu njoftohet se policia dhe banoret jane duke punuar per nxjerrjen e trupit te tij nga lumi.

“Me datë 29.05.2020, rreth orës 15.40 është marrë njoftim se në fshatin Darragjat, Shkodër, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në Lumin Buna, shtetasi R. M. 35 vjeç, nga Maroku.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë të cilat po bëjnë kërkime sëbashku me banorët e zonës për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga lumi Buna”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular