BallinaAktualitetURDHRI/Çfarë ndodh me dasmat dhe ceremonitë mortore pas 1 qershorit

URDHRI/Çfarë ndodh me dasmat dhe ceremonitë mortore pas 1 qershorit

spot_img
spot_img

Shqipëria pritet t’i rikthehet jetës normale duke filluar nga data 1 qershor, në të cilën do të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me mjetet e tyre në të gjithë vendin.

Urdhri i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu parashikon hapjen e kufijve më datë 1 qershor, ndërsa ndalohet transporti publik, dasmat, ceremonitë mortore, teatrot apo klubet e natës.

Sa i përket atyre që vijnë nga jashtë, tani nuk është më i detyrueshëm karantinimi 14 ditor.

Urdhri parashikon:
-1 qershor lejohet lëvizja e lire në të gjithë vendin (me mjete private)
-1 qershor hapen kufijtë me të gjitha shtetet
-1 qershor hapen parqet e lojërave dhe aktivitete të ngjashme
-6 qershor hapen plazhet publike

Nuk lejohet ende:
-Transporti publik
-Dasmat
-Ceremonite mortore
-Hapja e kinemave
-Hapja e Teatrove
-Hapja e klubeve të natës. /abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular