Ministria e Shëndetësisë njoftoi para pak minutash edhe njëherë se si do të jetë fundjava e fundit 30-31 maj në “zonat e kuqe”të vendit: Tiranë, Durrës, Kurbin, Krujë, Shkodër.
Hapen pa kufizime aktivitetet e lejuara të biznesit në të gjithë vendin. Hiqen kufizimet e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve brenda zonave. Nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zonave të kuqe deri më 1 qershor.
Dje, edhe kreu i qeverisë tha se kjo “fundjavë do të jetë e lirë për qytetarët dhe e hapur për bizneset, përfshirë edhe lokalet jashtë apo plazhet vetëm për banorët e qyteteve bregdetare, ndërsa dalja nga zonat e kuqe mbetet e ndaluar deri të hënën”. Rama vërejti se “e diela do të jetë pa makina”.