BallinaAktualitetHiqen kufizimet në 5 bashkitë e fundit "zonë e kuqe", çfarë nuk...

Hiqen kufizimet në 5 bashkitë e fundit “zonë e kuqe”, çfarë nuk do të lejohet

Ministria e Shëndetësisë njoftoi para pak minutash edhe njëherë se si do të jetë fundjava e fundit 30-31 maj në “zonat e kuqe”të vendit: Tiranë, Durrës, Kurbin, Krujë, Shkodër.

Hapen pa kufizime aktivitetet e lejuara të biznesit në të gjithë vendin. Hiqen kufizimet e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve brenda zonave. Nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zonave të kuqe deri më 1 qershor.

Dje, edhe kreu i qeverisë tha se kjo “fundjavë do të jetë e lirë për qytetarët dhe e hapur për bizneset, përfshirë edhe lokalet jashtë apo plazhet vetëm për banorët e qyteteve bregdetare, ndërsa dalja nga zonat e kuqe mbetet e ndaluar deri të hënën”. Rama vërejti se “e diela do të jetë pa makina”.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular