BallinaAktualitetRritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Mat, izolohen të gjitha...

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Mat, izolohen të gjitha rastet

Ka shkuar në 8 numri i të infektuarve me Covid-19 në Mat. Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se nga 5 kampionët për analiza të marra një ditë më parë 2 prej tyre kanë rezoltuar pozitiv. Burime pranë NJVKSH thanë se dy rastet e reja janë brenda njërës prej familjeve, të cilat dolën me Covid-19 një ditë më parë.

Të gjitha rastet janë të izoluara dhe monitorohen nga mjekët e familjes pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Mat.

Një ditë më parë Bashkia e Matit ka bërë edhe dezinfektimin e banesave të familjeve të rezoltuara të infektuara në fshatin Urakë të Njësisë Administrative Rukaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular