BallinaKronikeVrasja në sheshin e hotelit në Kurbin, dyshohet se pak metra larg...

Vrasja në sheshin e hotelit në Kurbin, dyshohet se pak metra larg ngjarjes autori…

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin para një hoteli në aksin rrugor Lezhë-Mamurras afër kryqit të Gjormit, ku një person ka qëlluar me armë zjarri.

I vdekur ka mbetur 37-vjeçari Bujar Lika, ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Paulin Gjergji dhe K. T 21 vjeç.

Pranë trupit të viktimës është gjetur një armë, që nuk dihet nëse është përdorur gjatë shkëmbimit me armë zjarri.

Ndersa disa metra larg hotelit ku ka ndodhur ngjarja e rende eshte gjetur i plagosur edhe  21-vjeçari i plagosur K. T është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë i cili dyshohet si autori sipas burimeve te Panorama. Pritet që policia të dalë me njoftim zyrtar duke sqaruar detaje të tjera.

Dyshohet se mes të plagosurve ndodhet dhe autori i ngjarjes, por është ende e paqartë se cili prej të plagosurve është ai deri ne perfundim te hetimeve.

Shkak i shkëmbimit të zjarrit, mendohet  të ketë qenë një konflikt i hershëm mes tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular