BallinaKronikeFOTO/Abuzimi seksual me 15-vjeçaren, ky është Abaz Doku. Policia kishte informacione, por...

FOTO/Abuzimi seksual me 15-vjeçaren, ky është Abaz Doku. Policia kishte informacione, por …

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Abaz Doku, 65-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar me një vajzë të mitur në zonën e Babrrusë në Tiranë, dhe e ka shantazhuar dhe me një video, situatë nga e cila kanë përfituar dhe tre persona të tjerë.

65-vjeçari Abaz Doku ka ndërruar për rreth dy vite tre vende pune si roje në disa shkolla

Policia e Tiranës ka patur informacione prej shumë kohësh për abuzim me të mitur, dhe është shoqëruar disa herë, por nuk ka patur asnjëherë asnjë kallëzim për të dhe kanë munguar provat.

Vetëm në ditët e fundit është arritur të dokumentohet ngjarja dhe të bëhej arrestimi.

Image

Doku pritet të dalë para Gjykatës Penale të Tiranës për t’u mësuar me masën e sigurisë, ndërsa burime nga Organi i Akuzës konfirmojnë se do të kërkohet caktimi i masës ‘arrest me burg’.

Ai akuzohet për veprat penale ‘Marrëdhënie sèksuale ose homosèksuale me të mitur’, ‘Marrëdhënie sèksuale ose homosèksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç’, ‘Shtytja e të miturëve në krim’ dhe ‘Vepra të turpshme’, të gjitha kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular