BallinaAktualitetHapja e plazheve nën masa të rrepta, zgjatet sezoni turistik deri më...

Hapja e plazheve nën masa të rrepta, zgjatet sezoni turistik deri më…

Sezoni turistik veror do të zgjatet deri më 15 nëntor si një mënyrë që bizneset të kenë mundësi të rekuperojnë të ardhurat që humbën nga ditët e karantinës në muajin prill dhe maj.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i turizmit, Blendi Klosi gjatë një takimi me përfaqësues të operatorëve turistik të Vlorës, ku prezantoi dhe mënyrën se si hotelet por dhe subjektet e tjera mund të aplikojnë për lejen për hapjen e plazheve.

Ndërkohë ai bëri të ditur se procesi i hapjes së plazheve që nis nga dita e hënë, do të shoqërohet me masa të rrepta nga institucionet përkatëse.

Klosi tha se të gjitha bizneset që shkelin rregullat do të ndëshkohen me gjobë dhe deri në heqje të licensës.

Sistemi i aplikimit për këtë vit është unik në të gjithë vendin dhe të gjitha bizneset mund të aplikojnë nga data 1-15 qershor në portalin e-albania.

Pas plotësimit të dokumentave dhe vlerësimit nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe ajo e Shëndetësisë, bizneset do të paguajnë faturën e bashkisë dhe do të lidhin kontratën me këtë të fundit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular