BallinaOP EDProtestat e dhunshme dhe pasojat e tyre

Protestat e dhunshme dhe pasojat e tyre

Nga Hari Imeri

Të dashur miq!

Protesat janë akte demokratike ku protestuesit manifestojnë kundër një keqqeverisje që dëmton interesin e tyre.
Qytetarët nëpërmjet protestave perçojnë mesazhin të pushtetarët për të kërkuar zgjidhjen e problemeve apo padrejtësive me të cilat ata perballen.

Në vendin tonë po behen 7 vite që qeverisja ka dëshmuar se nuk është për qytetarët por për një grup pushtetarësh dhe të afërmit e tyre.

Opozitës në këto 7 vite i ka lindur për detyrë që me përgjegjësi të marri rolin e vetë.
Ajo është karakterizuar nga denoncime kurajoze dhe protesta masive sa asnjehere me pare ne keto 29 vite. Ajo ka treguar dinjitet,përballje,shpirt,kurajo,vendosmëri,maturi dhe përgjegjshmëri.
Pra kështu udhëhiqen njerzit,dhe jo ti orientosh në morg për interesa të pushtetit.

Nuk na mungon asnjë gje për ti nxjerrë nga zyrat e luksit të ndërtuara mbi mjerrimin e popullit.

Jo pra,në asnjë mënyrë nuk e ndertojmë pushtetin mbi gjakun e njerëzve të pafajshëm.
Luftojmë për ti ndërgjegjësuar qytetarët se interesi familjar dhe i kombit është mbi ç’do interes meskin personal.

Beteja me krimin është beteja më e ashpër por opozita ja doli që të pastronte Parlamentin dhe disa Bashki nga përfaqësues të botës së krimit ,kjo është merit historike e saj.

Nëse në vendin tonë do të kishte pushtetar të përgjegjshëm ku skandalet,rrënimi ekonomik dhe korrupsioni shkaktuar prej tyre ka qenë kryefjala e çdo dite ateherë këto protesta masive në numër dhe paqësore në reagim, do të rezultonin me dorëheqjen e tyre.
Por koha tregoi se karriget e tyre jane mbi ç’do gjë.

Shumë njerëz të irituar nga padrejtësitë që ju janë bërë kerkojnë me ngulm protesta të dhunshme,shumë herë i drejtë shperthimi i tyre i akumuluar nga këto padrejtesi por në fakt dhuna nuk është zgjidhje dhe as lojë sepse ajo gjeneron gjithmonë dhunë dhe të keqe.

Të dashur miq.

Sot në Siri shënohen mbi 400 mijë viktima dhe dëme kolosale materiale. Nuk do të njiheshin këto shifra tragjike nëse aty do te kishte politikan të papërgjegjshëm dhe protestues paqësor.

Shumë vende që janë në konflikte ashtu si dhe ato vende më pare, inicja e konfliktit dhe përgjakjes kanë qenë protestat e dhunshme.

Sa mirësi do të kishte nga një qeverisje që do të ngrihej mbi gjakun e njërzve të pafajshëm?!

Për Krijuesin e gjithësisë është më i lehtë shkatërrimi i botës sesa derdhja e gjakut të një njeriu të pa fajshëm.

Ndaj të mos na duket si lojë dhuna,nëse duam të rrëzojmë një qeveri të kurruptuar duhet së pari të rregullojmë ndërgjegjet tona dhe të shtrojmë rrugën e mendimit dhe logjikës e pastaj me votë ta ndëshkojme një keqqeverisje.

“Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli nëse ata nuk ndryshojnë vetet e tyre”

Me vrazhdësi nuk mund te arrihet kurrë ajo që mund të arrihet me butësi dhe vizion.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular