BallinaAktualitetVideoja barbare/Pse Rama bëhet njësh me kryepolicin Ardi Veliu dhe nuk mundet...

Videoja barbare/Pse Rama bëhet njësh me kryepolicin Ardi Veliu dhe nuk mundet të…

Edi Rama është bërë sot njësh me ushtarin e tij të bindur Ardi Veliu duke justifikuar dhunën e policisë dhe duke iu kundërvënë “moralistëve” që e denoncuan atë. “Ata që predikojnë më shumë moral dhe më shumë ligjësi morale në këtë vend kam fatin ti njoh siç kam fatin të njoh dhe drejtorin midis të gjithëve unë zgjedh drejtorin jo ata, më vjen keq“, tha Rama duke marrë anën e drejtorit të Policisë së Shtetit  që nxori “videon me armë” të nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga Polici në zonën e Liqenit Artificial.

Ardi Veliu që u përpoq të relativizojë dhunën e policisë ndaj një 15 vjeçari dhe më pas publikoi një video të nënës së tij duke luajtur rrol si aktore në një film ku mbante revole në dorë u portretizua kështu nga kryeministri.

Drejtori për të cilin kam konsideratën më të lartë për integritetin, profesionalizmin e rezultatet e arritura, në këtë rast ka gabuar pa diskutim. Drejtori ka gabuar e them pa asnjë rezervë ka gabuar, por jam më i prirur ti besoj ndjesës së tij publike… pasi ishte një përpjekje e keq shpjeguar për të thënë që dakort të gjitha por edhe familja ka përgjegjësinë dhe rolin e vet në mirëedukimin e mirëritjen e brezit të ri… çështja për mua është e mbyllur”.

Natyrisht që Rama nuk mund të sillej ndryshe për rastin e Ardi Veliut. Ai shkarkoi vetë shefin e komisariatit që ishte treguar liberal me ndalimin e njerzve për të dalë nga liqeni. Dhuna ndaj 15 vjeçarit Çobo ndodhi vetëm një ditë pas kësaj. Së dyti ai ka bërë vetë ggafa të ngjashme me drejtorin e policisë, kur publikoi pamje të policisë algjeriane të shitur si polici spanjolle duke justifikuar dhunën. Së treti ai, në këto momente të vështira, nuk shet asnjë militant që është i gatshëm të shkelë ligjin për të.

Prandaj Rama iu kundërvu mbarë opinionit publik duke mbrojtur një satrap injorant të cilin ia vlen edhe njëherë të shikosh se çfarë ka thënë:

Pasi pa këtë intervistë skandaloze reagoi edhe nëna e adoleshentit të dhunuar Zaida Çobo: “Filmi është “Dashuria nuk mjafton” e regjisorit të madh Drilon Hoxha që ka bërë bujë. Nga një anë të vjen keq por edhe për të qeshur për reagimin e tyre. Unë jam duke e ndjekur këtë çështje me struktura më lart se policia. Unë e kam thënë në intervistat e mia që ndihem e kërcënuar”.

Disa ditë më parë, në 15 maj opinioni u trondit nga dhuna që disa oficerë policie ushtruan mbi një të ri pse kishte dalë për shëtitje.

Në videon që u publikua nga JOQ Albania, dallohen dy uniformat blu që i shtrengojnë me dhunë përtokë fytyrën të riut, ndërsa e qëllojnë edhe me shpullë.

Më pas e ngrenë atë dhe e shoqërojnë drejt makinës ndërsa njëri prej policëve vijon ta dhunojë duke e qëlluar në shpinë.

Pasi plasi skandali në rrjetet sociale polici me iniciale G. H., pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr. 2, u pezullua dhe ndaj tij filluan hetimet. Por bashkë me të, për të larë fytyrën, policia gjobiti edhe adoleshentin e dhunuar.

“Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale dhe të dhunshme të disa punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj një të mituri, i cili sipas raportimeve paraprake po lëvizte jashtë orarit të lejuar për shkak të masave kufizuese të marra në kuadër të gjendjes së pandemisë. Ky akt tepër i rëndë dhe i dënueshëm dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit duke na kthyer pas në kohët e arbitraritetit”, deklaroi pas kësaj ngjarjeje presidenti Meta.

Por, një pushtet i mësuar me skandale nuk do tia dijë për këto. Ardi Veliu me idiotsinë e tij është përpjekur për të  justifikuar dhunën ndaj adoleshentit, ndërsa Rama sot, është munduar të relativizojë gomarrlëkun kafshëror të kryepolicit të tij: “Nuk bëhet fjalë për shkarkim, unë jam me të”, deklaroi kryeministri. Lapsi.al

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular