BallinaKronikeVIDEO/Ngjarja që shkaktoi panik në Elbasan, 34-vjeçari mori hak ndaj Policisë pasi...

VIDEO/Ngjarja që shkaktoi panik në Elbasan, 34-vjeçari mori hak ndaj Policisë pasi para disa ditësh…

Një 34-vjeçar ka shkaktuar momente paniku paraditen e djeshme në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, duke goditur portën hyrëse të saj dhe kërcënuar punonjësit e Policisë.

I riu, i identifikuar si Bledar Lazareni, dyshohet se ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike momentin e ngjarjes. Ai po udhëtonte me një mjet tip “Toyota” kur goditi portën hyrëse të Drejtorisë së Policisë Elbasan, duke vijuar më pas me veprime të tjera të tij kërcënuese.

Pasi ka hyrë me mjet brenda në komisariat, ai ka dalë prej tij dhe në dorë mbante një pistoletë me gaz, lodër.

Teksa policët i rendnin nga pas për ta kapur, ai i kërcënonte me armë duke i detyruar policët të mënjanohen nga rreziku i armës. Kërcënimet e 34-vjeçarit ndaj policëve kanë zgjatur pak minuta, ndërsa më pas ai është arritur të arrestohej dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Sipas burimeve nga uniformat blu të Policisë së Elbasanit dhe dëshmitarëve të rastit, mësohet se 34-vjeçari, para se të tentonte të çante murin rrethues të komisariatit, ka përplasur një mjet tip “Benz”, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

HAKMARRJA NDAJ POLICISË 

Ndërkohë, sipas burimeve të Policisë, veprimet e 34- vjeçarit ndaj Policisë së Elbasanit ishin si shenjë hakmarrje ndaj kësaj të fundit.

Por çfarë kishte ndodhur më herët? Burimet bënë të ditur se një javë më parë, 34-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërsa ishte i papajisur me një mjet identifikimi.

Bledar Lazareni kishte kundërshtuar shoqërimin e tij nga ana e efektivëve të Policisë, ndërsa pas lirimit ka pretenduar se edhe ishte keqtrajtuar në komisariat.

Sakaq, uniformat blu theksuan se i riu njihet në qytet se është një përdorues i lëndëve narkotike, ndaj edhe është bërë shoqërimi i tij më herët. Edhe ditën e djeshme, ai dyshohet se kishte konsumuar lëndë narkotike, çka sollën më pas edhe sjelljet e tij të dhunshme ndaj Policisë. M.S-PANORAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular