BallinaAktualitetVoltana Ademi: Taksat vendore do të shtyhen, kërkesa po shqyrtohet në Këshill

Voltana Ademi: Taksat vendore do të shtyhen, kërkesa po shqyrtohet në Këshill

spot_img
spot_img

Në emisionin “60 minuta”, për të folur mbi turizmin në kohë pandemie, të ftuar në studio ishin kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi, kryetari i bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, dhe eksperti i ekonomisë Ermal Telha.

Znj. Ademi fillimisht ka folur për situatën e pandemisë, ku ka thënë se edhe pse raste aktive ka akoma, situata po i rikthehet normalitetit. Sa i përket situatës ekonomike, ajo është shprehur se ka një numër të shtuar të njerëzve që aplikojnë për asistencë, duke theksuar se situate ekonomike është e vështirë. Duke folur për turizmin, Znj. Ademi ka thënë se anulimi i pronotimeve për hoteleritë është deri në 100% deri në gusht, por ka shpresë se pavarësisht motit, do të ketë turizëm në muajt pas gushtit.

Lidhur me ndihmesat e biznesit për sezonin turistik, kryetarja e bashkisë Shkodër, është shprehur se taksat vendore mund të anulohen. “Ka pasur një kërkesë nga ne në Këshill për të hequr pagesën e pasurisë vendore, por Këshilli Bashkiak ende nuk ka marrë vendim. Ne si bashki e kemi këtë komoditet për shkak se kemi një tepricë buxhetore nga vitet paraardhëse, dhe në vend që të bëjmë investime të reja, zgjodhëm që këtë t’ia lemë në dispozicion bizneseve, duke i lehtësuar taksat vendore.”

Znj. Ademi ka theksuar dhe mungesën sipas saj të ndihmave nga qeveria qendrore. “Është biznesi ai që lëviz para shteti” dhe ky është një problem shumë i madh pasi burokracia qeveritare nuk i përgjigjet dot kërkesës së biznesit.

Në fund, Znj. Ademi ka bërë thirrje për të gjithë shqiptarët që këtë sezon të vizitojnë Shkodrën, duke përmendur atraksionet turistike, si liqeni, Velipoja, mali i Taraboshit etj. “Shkodra është një perlë!” ka përfunduar Znj. Ademi. SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular