BallinaAktualitetBasha denoncon me video mashtrimin e Ramës per Thumanen: "Puna" zgjati aq...

Basha denoncon me video mashtrimin e Ramës per Thumanen: “Puna” zgjati aq sa transmetimi me regji

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka denoncuar sot me video mashtrimin e kryeministrit Rama për tërmetin dhe pandeminë.

Basha shkruan në rteagimin e tij se Ramavirusi shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë.

Basha ka publikuar pamjet nga Thumana ku njësoj si 56 ditë më parë, rrënojat vazhdojnë të mbulojnë Thumanën.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë.

Propaganda me regji qëndrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. “Puna” zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës.

Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris.

Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular