Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pasi palët arritën mbrëmjen e sotme një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.
Në Twitter Basha shkruan se sot u hodh një përpara për më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Postimi i plotë:
Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
PD dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t’jua kthyer qeverisjen shqiptarëve.
Në emër të Opozitës së Bashkuar ju shpreh falenderimet tona aleatëve dhe partnerëve tanë euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakortësisë për administrimin zgjedhor.