BallinaAktualitetEmrat/Sherr me thika e sëpata mes dy familjeve në Berat. Kush përfundoi...

Emrat/Sherr me thika e sëpata mes dy familjeve në Berat. Kush përfundoi në spital dhe shkaku i konfliktit…

Një sherr mes dy komshinjve për mbjelljen e disa pemëve ulliri ka degjeneruar nē dhunë fizike dhe goditje me thika e mjete të forta mes anëtarëve të dy familjeve, Alibeaj dhe Dhana.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit,në lagjen “Barrikadë”. Djali i familjes Alibeaj ishte duke mbjellë disa pemë ullinj në pjesën e jashtme të rrethimit me mur të dy komshinjve kur komshiu i tij, Viktror Dhana i ka kërkuar llogari për mbjelljen në tokën e përbashkët,duke e urdhëruar të mos vazhdojë më tej me këtë punë. Pasi kanë filluar të zihen verballisht Viktor Dhana ka marrë thikën dhe ka goditur disa herë në trup komshiun e tij Erjon Alibeaj. Pas kësaj persona të tjerë nga të dyja familjet Dhana dhe Alibeaj,kanë dalë nga banesat dhe janë përfshirë në sherr me njeri-tjetrin duke u gjuajtur me spata e hunj.

Të plagosur nga kjo përleshje kanë mbetur: Drita Alibeaj,67-vjeçe, djali i saj Erjon Alibeaj,44-vjeç dhe nipi Altjon Alibeaj,18-vjeç,ndërkohë që nga familja Dhana janë palgosur Viktor Dhana,40-vjeç dhe bashkëshortja e tij M.Dhana,36-vjeçe.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal në Berat,ku edhe pse të gjithë raportohen se janë jashtë rrezikut për jetën,2 prej të plagosurvenë gjendje më të rënduar që janë at e bir nga familja Alibean,janë duke ju nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në sallën e operacionit. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes dhe pyetjen e dëshmitarëve,për të zbardhur dinamikën e plotë të saj./ Balkan Web

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular