BallinaAktualitetRrëfimi tronditës i moderatores shqiptare: Tentuan të.... me mua kur isha 15...

Rrëfimi tronditës i moderatores shqiptare: Tentuan të…. me mua kur isha 15 vjeç

Ditën e sotme një nga moderatoret e emisionit “Pop Culture”, Anxhela Baxhija tregoi se kjo javë për të ka qenë e tmerrshme sepse i ka rikthyer në kujtesë një histori kur ishte 15 vjeç.

Gjatë bisedës në studio Anxhela ka treguar historinë tronditëse, sesi dikush i panjohur e ndoqi në lagje dhe askush nuk e ndihmoi.

“Kjo javë për mua ka qenë e tmerrshme sepse më është kujtuar edhe një histori e imja. Kur kam qenë 15 vjeç kanë tentuar të abuzojnë me mua. Më kanë ndjekur me vrap në lagje. Teksa kam dal për në dyqan të blija një salcë makaronash siç më porositi ime më. Në momentin që dal nga dyqani ndjej hapa që vinin drejt meje, së pari mendova se ishte person i lagjes që po shkonte në shtëpi gjithsesi i shpejtova hapat e mi. Më pas kuptova që ky njeriu jo thjesht shpejtoi hapat njësoj si unë por nisi një vrap të lehtë.

Nuk dija ç’të bëja, ndalova dhe po bërtisja por asnjeri në rrugë nuk ktheu kokën të shihte ç’po ndodhte dhe pse një vajzë 15 vjeç e veshur me T-shirt dhe një palë tuta po bërtiste si e çmendur në lagje. Gjithçka që më erdhi ndërmend ishte: Zhduku se do të thyej këtë qelqin në kokë dhe largohu se kam babin polic, ndërkohë që babi nuk ishte pólic”, tregoi Anxhela.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular