BallinaAktualitetU arrestua për përdhunim në komisariat, shefi i policisë i kërkoi seks...

U arrestua për përdhunim në komisariat, shefi i policisë i kërkoi seks edhe mbesës së shkrimtarit

SHÇBA ndaloi mbrëmjen e djeshme, shefin e postës së Fushë-Arrëzit, Izmir Duraku, i dyshuar për dhunë seksuale në vitin 2015 brenda komisariatit ndaj një shtetaseje e cila kishte shkuar për të kryer një denoncim.

Por ky duket se nuk është rasti i vetëm kur Duraku, ka abuzuar me detyrën duke u kërkuar favore seksuale shtetaseve që shkonin për të dënoncuar në komisariatin ku ai ushtronte detyrën. I tillë është edhe rasti i mbesës së shkrimtarit të njohur, Martin Camaj, shtetases Vera Camaj e cila vitin e kaluar ka denoncuar në gazetën ‘Shekulli’, Izmir Durakun për kërkim favoresh seksuale, kur kjo e fundit ka shkuar në komisariat për të denoncuar dhunën bashkëshortore.

Më poshtë shkrimi i plotë i gazetës ‘Shekulli’ I publikuar më 27.05.2019.

Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit Martin Camaj, denoncon te “Shekulli” shpërfilljen e institucioneve. Prej 6 vitesh kërcënohet nga ish-bashkëshorti, gjykata nuk i jep urdhrin e mbrojtjes. Përplasje me Policinë, Gjykatën dhe kryeministrin Rama

Enida Vërça

Vera Camaj, mbesa e shkrimtarit Martin Camaj, ka denoncuar në gaztën “Shekulli”, kërcënimet e vazhdueshme që i bëhen herë pas here nga njerëz anonim. Ajo thotë se deri më sot nuk ka marrë asnjë përkrahje nga institucionet përkatëse, duke u ndjerë çdo ditë e pambrojtur. Camaj deklaron, se është ish-bashkëshorti i cili e kërcënon në mënyra të ndryshme për afro 6 vite, duke i ven jetën në rrezik. “Unë jam ndarë nga bashkëshorti 6 vite me parë, sepse me rrinte brutalisht.

Nuk e mbaj mend sa herë kam përfunduar në spital pre tij. M’u bë jeta e pamundur me të dhe të vetmen rrugë që pata, ishte ndarja”, deklaron ajo mes lotësh. Më tej shton se gjendet në kushte të mjerueshme ekonomike dhe e ka të pamundur të përballojë jetesën. “Kam ndihmë ekonomike vetëm 10 mijë lekë të vjetra në muaj. Nuk më dalin për asgjë. Shpesh herë darkat dhe mëngjeset me gjejnë pa ngrenë. Dua të punoj, por askush nuk më hap dyert. Nuk kam pretendime, mjafton të nis punë diku, sa për të mbuluat shpenzimet e muajit”, thotë ajo.

Përballja me institucionet

Në këtë intervistë për “Shekulli”-n, Vera tregon kalvarin e vuajtjeve dhe përplasjeve në institucionet, të cilat asnjëherë nuk iu gjenden dhe përgjigjen problemeve të saj. Ajo thotë se prej kohësh është kërcënuar me jetë, por nuk ka pasur mbrojtje as nga polica as nga gjykata. “Shefi i Policisë Izmir Duraku në momentin që i kam kërkuar ndihmë, për kërcënimet që kam marrë më ka ironizuar duke kërkuar favore seksuale ndaj meje. Sa herë që kam thirrur policinë, asnjëherë nuk më është gjendur. Ku mund të shkoj më unë? Kur nuk kam mbrojtjen minimale nga shteti im. Edhe në gjykatë kam kërkuar ndihmë, për të më lëshuar urdhrin e mbrojtjes, nuk ma japin. Në dhjetor të 2018-së më dhanë një urdhër mbrojte, ndërsa tani nuk pranojnë më. Nuk e di çfarë faktesh duan më, pasi u kam dërguar çdo gjë të dokumentuar”, deklaron ajo.

Urdhri i mbrojtës

42-vjeçarja tregon edhe momentin kur është pajisur me urdhrin e mbrojtjes nga gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër, duke deklaruar se kjo periudhë ka qenë paksa me e qetë ne jetën e saj. “Pajisja me urdhrin e mbrojtës, më lehtësoj jetën për pak kohë edhe pse kam një mijë halle. Fakti që nuk ma japin tani, është çdo gjë politike, pasi të gjitha provat i disponojnë”. “Paditëse: Vera Camaj, e bija e Prel, ditëlindja 14.04.1977, lindur në Temal të Shkodrës dhe banuese në Xhabije, e divorcuar, arsim 8-vjeçar. I padituri: Pal Thepi, i biri i Gjin, datëlindje 21.07.1967, lindur dhe banues në Grude e re, i divorcuar, i padënuar, pa punë.

Objekti: Lëshim i urdhrit mbrojtës. Gjykata në përfundim të çështjes, pasi dëgjoi palët dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi, vendosi: 1. Pranimin e pjesshëm të padisë. 2. Lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për paditësen Vera Camaj. 3. Urdhërohet që i padituri Pal Thepi që: 4. Të mos kryejë dhe të mos kërcënojë se do të kryejë veprime dhune ndaj paditëses Vera Camaj. 5. Urdhërohet i padituri të mos i afrohet paditëses në banesën e paditëses në qytetin e Tiranës si dhe çdo ambient publik të kudondodhur përtej një distance prej 100 m. 6. Të mos cënojë, ngacmojë, fyej, komunikojë, apo kontaktojë drejtpërdrejtë apo tërthorazi paditësen.

7. Ky urdhër lëshohet për një afat 4 mujor nga data e shpalljes së vendimit, dt. 04. 12. 2018 deri më datë, 04..04. 2019. 8. Shekja e vendimit të Gjykatës për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes përben vepër penale në kuptim të nenit 320 të Kodit Penal. 9. Paditësja dhe i padituri të pajisen me një kopje të vendimit. 10. Një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Komisariatit të Policisë Shkodër, Komisariatit të Policisë në Tiranë, Zyrës së Shërbimit Social pranë Bashkisë Shkodër si dhe Zyrës së Përmbarimit Shkodër. 11. Urdhërohen subjektet e njohura nga ligji për ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi i përbën titull ekzekutiv. 12. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Shkodër brenda 5 ditëve duke filluar nga e nesërmja e shpalljes”, thuhet në urdhrin e mbrojtjes, lëshuar në dhjetor të 2018-së nga gjykata e Shkodrës.

Mesazhi

Në këtë intervistë për gazetën “Shekulli”, e mbesa e MartinCamaj, Vera thotë se i ka kërkuar ndihmë edhe kryeministrit Rama. Sipas saj, kreu i qeverisë, e ka ofenduar dhe i ka kërkuar të mësojë gjuhën shqipe, më pas të kërkojë ndihmë nga shteti. “Ti mëso shqip njëherë dhe pastaj bëj thirrje se nuk merresh vesh çfarë po thua edhe jo të thërrasësh”, i shkruan Rama në mesazh. Camaj thotë se nuk ka më asnjë shpresë, pasi çdo gjë i është mbyllur, duke kërcënuar se do të vetëflijohet “Askush nuk më ka mbështetur, unë kam vetëm një rrugë, të vras vetën. E vetmja gjë që më ka mbajtur deri më tani, janë dy djemtë e mi, por për aq kohë sa nuk kam fuqi ti përgjigjem kërkesave të tyre”, thotë ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular