BallinaUncategorizedNga nëntori, ja sa pastërmete kanë ndodhur dhe sa janë ndjerë nga...

Nga nëntori, ja sa pastërmete kanë ndodhur dhe sa janë ndjerë nga njerëzit

Ndodhemi tek qendra e monitorimit të aktivitetit sizmik të gjithë Republikës së Shqipërisë. Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të vitit të shkuar, përjetuam pandeminë nga Covid 19. Tani duket sikur aktiviteti sizmik ka rifilluar duke shkaktuar me të drejtë frikë tek të gjithë ne.

“Magnituda e tërmetit të djeshëm ishte 4.2 dhe me intensitet rreth 5.5 ballë. Epiqendra ishte në fshatin Kuraten, të njësisë administrative Ishëm, në Durrës. Rreth 6 km në brendësi të tokës, jo në det”, shprehet Rexhep Koçi, Përgjegjës i qendrës së monitorimit, IGJEUM.

“Doja të theksoja, se kemi të bëjmë me një aktivitet pastërmetor, që pritet të zgjasë rreth 1 vit.

Që nga tërmeti i 26 nëntorit ka patur rreth 3000 pastërmete, por rreth 1100 kanë qenë me atë ndjeshmëri, si ai dje.
Dje na erdhën në sallë shumë telefonata nga njerëz të thjeshtë dhe media. Kjo pasi njerëzit janë shumë në ankth, nga tërmeti, epidemia dhe sërish tërmeti. Por ne u themi sot, që nuk ka vend për panik”, shton ai më tej.  Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular