BallinaKronikeVIDEO/30 policë ndjekin të rinjtë në Elbasan. Kapen në autostradë dhe arrestohen

VIDEO/30 policë ndjekin të rinjtë në Elbasan. Kapen në autostradë dhe arrestohen

Një ndjekje si nëpër filma është bërë nga uniformat blu të Elbasanit ku janë angazhuar 30 punonjës të policisë për 2 persona ndërsa nuk është bërë e ditur arsyeja e kësaj ngjarjeje.

Të rinjtë e moshave 25 dhe 30-vjeç janë ndaluar në Bradashesh teksa udhëtonin në mjetin tip “Seat” ngjyrë e bardhë e marrë me qira në Tiranë.

Sipas Faxweb, mësohet se automjeti po vinte nga Peqini me shpejtësi të lartë pasi ndiqej dhe nga shërbimi civil. Në momentin kur nuk i është bindur forcave të shërbimit civil është kërkuar ndihmë nga efektivëve të tjerë ku është ngritur postobllok në Bradashesh.

Me forca të shumta policie dhe nën masa të rrepta sigurie automjeti është shoqëruar drejt komisariatit ndërsa ende nuk dihet përse ky automjet ishte në ndjekje nga shërbimi civil dhe pse nuk i është bindur urdhërit të ndalimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular