BallinaOP EDPërparim Spahiu: Pse nuk heton SPAK-u kush fshihet pas gjithë këtyre kullave...

Përparim Spahiu: Pse nuk heton SPAK-u kush fshihet pas gjithë këtyre kullave në Tiranë?

Nga Përparim Spahiu-

A duhet SPAK të hetojë?

Deri në vitin 2015 të gjithë kujtojmë disa kulla të nisura dhe të pa mbaruara në Tiranë.

Shkaqet janë dy.

Mungesa e kërkesës për blerje të banesave, zyrave, apo dyqaneve që qëndra ofron dhe e dyta mungesa e fondeve të kompanisë ndërtuese që të përfundojë projektin me burimet e veta kur kërkesa mungon.

Sot njoftohemi se Tirana ka rekord të ardhurash nga dhënia e lejeve të ndërtimit.

Duke pasur parasysh që taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja është 8% e vlerës së shitjes, lejet e dhëna në Tiranë në 2019-n i korrespondojnë një vlerë ndërtimi prej rreth 630 milionë euro (përllogaritje të Monitor).

Nuk ka nevojë ti hymë llogarive se çfarë ka ndodhur dhe sa është ndërtuar që nga viti 2015 nga ai që premtoi zero ndërtime në Tiranë me shpjegimin se kishte akoma mijëra apartamente të pa shitura pasi të gjithë kemi përpara syve masakrën që po i bëhet Tiranës.

Nëse e gjithë skema nuk është pastrim parash atëherë çfarë po ndodh?

– Çfarë kërkese ka, kur shqiptarët largohen masivisht nga vendi (jemi të parët azilkërkues për numër popullsie duke ja kaluar dhe Sirisë në luftë)?
– Çfarë kërkesa ka, kur çdo ditë mbyllen biznese?
– Kush janë këto kompani që ndërtojnë pa asnjë garanci shitjeje, a i kanë ata burimet financiare për të përfunduar projektet dhe shitur në të ardhmen?

Jam i bindur që nëse prokuroria do të niste hetime të kësaj çështjeje do kishte shumë më teper pyetje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular