BallinaOP EDPRANDAJ E DUA ATE TEATER ! Historitë mbahen të gjalla me prova...

PRANDAJ E DUA ATE TEATER ! Historitë mbahen të gjalla me prova e fakte

Ilirjan M Nazëraj (Teksas)

PRANDAJ E DUA ATE TEATER ! Historitë mbahen të gjalla me prova e fakte. Gjyshi im ka qënë bujk, po po një bujk i mirë. Si dëshmi e punës së tijë kemi ruajtur pjesen metalike te parmëndës që punonte tokën. Atij i jepej dhe për shartim të pemëve e si kujtim është dhe një Ulli shekullor shartuar mbi një ulli të egër. ”Pronësia” për të i njihet dhe sotë në emër të tijë! Ulliri i Meçanit. Dhe shumica e ullinjëve shekullorë që trashëgojnë bashkëfshatarët e tjerë me emërat e gjyshërve e stërgjyshëve njihen dhe sot e kësaj dite! Ka dhe plotë simbolika të ngjashme si çezma, burime, rrugë e ura, gryka, brigje, kullota, livadhe, konakë e oxhakë etje. Prej vreshtave që ka patur fshati ka lindur dhe vetë emëri i tij, Vreshtas. Po, në Mallakastër, është Vreshtasi im. Fshati ka patur dhe një Xhami, e prishi pushteti dhe gurët u bënë hangarë për drithërat, dhe Hoxha u dënua! Dihet vendi i xhamisë sepse janë themelet, dhe sot “rron” dhe një Selvi, pemë që si haen kokërrat, por përdoret si pik orientimi, ”Selvia e Xhamisë”. Koperativa u prish, e bashkë me të u prish dhe hangari e sotë se di se ku shkuan ata gurë! Babai, tregon ulur mbi një gur të rrumbullakët: ky është “Guri i Mëngrës” ku bluanin drithin në atë kohë, e që jo rastësisht është ruajtur, por dhe moshatarët e tij tregojnë se gjyshi ka qënë një burrë i urtë, punëtor e fjalë pakë. Fatkeqësisht Ai ka vdekur shumë i ri. Unë se kam njohur gjyshin, e jo më stërgjyshin. E kur erdhi në jetë nipi të gjithë ne u gëzuam. Ne kemi dhe traditat tona të bukura. U bë bukëvalja. Erdhi momenti të vendosnim për emrin, Emrin e gjyshit Meçan, e kish përtërirë xhaxhai me djalin e vogël. U diskutua dhe për shumë emra të tjerë , u përfol dhe për emërin e stërgjyshit, i cili quhet Malo! Pengesa ish përplasja me emërat modernë të ditëve të sotme! U gjet zgjidhja ja vendosëm Ermal e shpesh për shkurtim i thërrasim Malo. Kur ne e ngarkojmë me përgjegjësinë e emërit që ka, ai qesh, ndjehet krenar se është dhe i bukur, dhe pse i mungojnë mustaqet hije rënda të gjyshit apo stërgjyshit. Kushuririn Meçan, dhe nipin Malo i duam shume. I kemi rilindur, por si pamë për së gjalli si gjyshin e stërgjyshin. Ajo kohë ish, dhe ndonjë foto rrallë ua gjejmë. Babain dhe Nënën e kemi gjallë, ata na tregojnë e historia vazhdon… Kur isha student ne vitin 1987 pata fatin për herë të parë të hyja e shihja në Teatrin Kombëtar komedinë brilante “Pallati 176”. Në hyrje ishin të ekspozuara dhe fotot e shumë prej Aktorëve të mëdhenjë te skenës e kinematografisë. Qe nga Aktorët e parë të Teatrit Kombetar si Mihal Popi, Gjon Karma, Mihal Stefa, Ndrek Shkjezi, Liza Vorfi, Behije Çela, Ndoc Meshkalla, Hasan Reçi. E me radhë emra shumë të njohur si Marie Logoreci, Prokop Mima, Sandër Prosi, Naim Frasheri, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Loro Kovaçi, Besa Imami, Violeta Manushi, Aleksander Moisiu, Edi Luarasi, Drita Pelingu, Kristaq Antoniu, Kadri Roshi, Robert Ndrenika,Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Mirush Kabashi, Agim Qiriaqi, Rikard Rjarja, Lufter Paja, Roza Anagnosti,Guljem Radoja, Timo Flloko, Ndricim Xhepa, Kastriot Caushi, Xhevdet Ferri, Gezim Rudi,Viktor Zhusti, Andon Qesari, Zef Bushati, Xhelal Tafai, Alfred Bualoti, Gjergj Lala, Ardian Cerga, Nevlan Shanaj, Eva Alikaj, Arben Derhemi, Rajmonda Bulku, Luiza Xhuvani, pasuar nga shumë Aktorë të rinjë të mbrekullueshëm në ditët e sotme. Shumë prej aktorëve të vjetër kanë vdekur, e po ikin një e nga një. Homazh e mirënjohje për ta. Ç’far do na mbetet ne, e për brezat më pas?! Për kureshtje aty mësova se ne kemi patur dy të mëdhenj Naim Frashër! Një Naim të letërsisë, e një tjetër Naim Aktor të skenës. E le të ndërtohen Teatro të Rinj, më të mëdhenj e modern. Historitë me foto dhe dëshmitë me dëshmimtarë të rremë, vështirë ti besojmë. Prandaj e Dua atë Teatër. Thjesht dhe si deshmi Historike. Si rrënjë, si traditë. E dua atë teatër aq sa dua Ullirin e gjyshit tim.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular