42 raste të reja të infektuarish me Covid. Kjo është shifra e 24 orëve të fundit në vend që mësohett se eshre më e larta që prej shpërthimit të pandemisë.
Janë kryer 311 testime në total, ku pozitivë kanë dalë 1 në Berat, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, 1 në Pukë, 9 në Shkodër, 21 në Tiranë, 1 tek Ura Vajgurore.
Ditën e djeshme dolën plot 36 persona të infektuar me Covid, dita me më shumë raste para kësaj të sotmes. Në total mbi 1200 infektime ka pasur në Shqipëri që kur filluan testimet në mars.
Pas heqjes së masave kufzuese 10 ditë më parë ka pasur një rritje të theksuar të infektimeve. Epidemiologu Pëllumb Pipero argumentoi se mosrespektimi i këshillave anti-Covid ka rezultuar në këtë rritje të theksuar rastesh.