BallinaAktualitetA do të riktheheni në politikë? Pas përfundimit të seancës në gjykatë,...

A do të riktheheni në politikë? Pas përfundimit të seancës në gjykatë, Tahiri sulmon ministrat e Ramës

Ish ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka folur sot pas nje seance 6 oreshe ne Gjykaten e Posacme të Apelit Kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit e cila e shtyu vendimin per ne 24 qershor.

Se besoj se ja vlen të zgjatem ne folëm e besoj kjo ishte e fundit, tani do flasi gjykata keshtuqe ca t’ju them më”, tha ish ministri duke u rezervuar te jepte detaje nga seanca, por tha se prokuroria nuk ishte terhequr nga qendrimet e saj.

“Kursejani edhe njerëzve gjithë këtë historinë komike të gjyqit tim se është bërë qesharake përtej cdo niveli. S’besoj se ka njeri terezi tani të dëgjojë këto gjera, ska ndryshuar asgje, ata të njëjtën gjë ne të njëjtën gjë”.

I pyetur nëse shpreson për pafajësi nga Apeli, Tahiri tha:

Unë s’kam folur shumë gjatë gjatë kohës që kam qenë i akzuuar dhe në gjyq për të respektuar drejtësinë, e kam bërë edhe për mënyrën si e konceptoj raportin tim me drejtësinë, jam i vetmi që lash mandatin e deputetit, se mund të vija si deputet e mund të më shihnit cdo të enjte në parlament të bëja ndonjë rrëmujë, e te vija ketu si deputet, nuk e kam bërë këtë se besoj te drejtësia.

Por s’ka shumë rëndësi për mua nëse kjo drejtësi do vijnë nga gjyata, ka rendesi per mua qe para cdo njeriu, qytetari, fëmijëve të mi, të gjithëve jam super i bindur që kam bërë në cdo hap të punës sime gjënë e duhur, jo vetem për akuzën e prokurorise, por edhe për akuzen qe me ngjiti gjykata, shpërdorim detyre, e kam bërë detyrën më mirë se kushdo tjetër se ata që ishin dhe ata që janë”.

A do rikthehet Saimir Tahiri në politike nëse fiton pafajesi?

Saimir Tahiri nuk ka ikur. Kjo historia e politikës më pas s’më tundon sic nuk më ka tunduar në momentin që ika si dpeutet për tu përballur me drejtësinë.

Do ta pranoj pa asnjë diskutim vendimin e Apelit, një vendim gjykate është për t’u pranuar dhe zbatuar, sa të drejtë do ta quaj, të shoh vendimin dhe do flas. Unë di raportin tim me të vërtetën. Çmimi i jetës sime nuk kalon nga çmimi i karrierës së tyre”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular