BallinaAktualitet1943/Djegiet dhe vrasjet në fshatit Kurtes të Kolonjës

1943/Djegiet dhe vrasjet në fshatit Kurtes të Kolonjës

Nga Kastriot Dervishi

Më 17.11.1943, batalionet Gorë Opar dhe “Tomori”, si dhe një pjesë e “Hakmarrjes” sulmuan, vranë, dëgjon dhe vodhën fshatin Kurtes të Kolonjës. Konsiderohej “fshat ballist”. Një luftë krejt kot, pa arsye e pa kurrfarë okupatori. Të gjitha veprimet e kryera, pasqyrohen në letrën e 4 ditëve më vonë që komisarit i Batalionit “Tomori”, Petraq Titani, i drejton komandës së Shtabit të Qarkut të Korçë. Shqiptarët quhen “armiq”. Komunistët në atë kohë drejtoheshin nga Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Tani ec dhe i vëri emrin “nacionalçlirimtare” këtij përshkrimi.

Letra e Petraq Titanit

Më 17 nëntor (1943), rreth orës 5.00 të mëngjesit, (kur) batalioni ynë, në bashkëpunim dhe me Batalionin Gorë-Opar, kishte zënë vend në anën e sipërme, filluam rrethimin e katundit Kurtes. Kur forcat tona kishin zënë pozicionet e caktuara, atëherë hapet zjarr prej armëve tona të rënda për të kuptuar nëse aty ndodheshin forca të Ballit dhe nëse kishin qëllim kundërsulmi. Menjëherë pas të shtënave të para, armiku u përgjigj nga pozicionet rreth shtëpish të ndryshme si dhe nga penxheret e disa shtëpive. Pas një ore luftimi, pjesa e batalionit tonë që vepronte në krahun e majtë, e ndërlidhur dhe me forca të Batalionit Gorë-Opar, me sulm iu afruan shtëpisë së Izet Kurtesit, së cilës i vunë edhe zjarrin. Në këtë vend, ballistët luftuan me ngulm, por partizanët me sulmin e tyre (i) shkulën prej kësaj pozite dhe lanë të vrarë në vendi dhe Izet Kurtesin, një nga kriminelët më të rrezikshëm të atij katundi. Kështu u zhduk çdo rezistencë armike nga ai krah.

Mirë po në krahun tjetër, nga ana e djathta, nuk ngjet kështu. Këtej luftimet vazhdojnë sa vjen bëhen më të ashpra, se ballistët duke u tërhequr nga shtëpitë ku luftonin më parë, zunë një kodë përmbi fshat që dominante mbi gjithë pozicionet tona. Këtu qe bërë një gabim: kjo kodër duhej patjetër të qe zënë prej nesh që më parë për rëndësinë e madhe si pozitë strategjike pozite më me rëndësi në këtë vend.

Në vazhdim të luftimit, komandanti vetë me tri skuadra, sulmoi shtëpitë nga fundi i katundit, ku ju vuri zjarrin mullarëve afër një shtëpie, nga penxheret e së cilës vazhdonin të shtinin mbi ballistët, me qëllim që këta të detyrohen të dorëzohen, por më kot.

Më në fund me një manovrim të shpejtë, përsëri komandanti vetë në krye të dy skuadrave, u ra nga krahët e tyre ballistëve të asaj kodre që përmendëm më lart dhe i shkuli nga ky pozicion me rëndësi. Aty filloi dhe spastrimit i plotë i armikut. Numri i ballistëve që luftuan këtu ka qenë 60-70. Të vrarët që armiku la në këtë luftë arritën numrin e 10-12, ka pasur dhe shumë të plagosur. Prej shokëve tanë vetëm një plagosur lehtë në këmbë, Seit Panariti. Qëndrimi i komandantit gjatë luftës, si gjithnjë shumë aktiv dhe i palodhur, ashtu dhe i komandantëve të kompanive.

Partizanët në përgjithësi, gjatë luftimit patën një qëndrim të mirë. Veç një sasie pushkësh, në Kurtes u gjetën dhe dy antitankse të lehtë, të cilat ballistët dhe i përdorën kundër nesh. Në këto luftime kemi mbetur pa municion, na mungon municioni për të gjitha armët. Në Kurtes u gjet dhe një sasi sapuni që u konfiskua. Një pjesë e këtij sapuni iu nda partizanëve dhe pjesa tjetër u la në dobi të luftës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular