Eugen Qendro është kreu i ri i FRPD në Sarandë. Lajmin e jep vetë kreu i të rinjve demokratë, Belind Këlliçi përmes një postimi në Facebook.
Këlliçi nuk kursen as falenderimet për ish kryetarin Jolio Dine, i cili mbajti këtë post për 6 vite.
“Nga sot edhe FRPD Sarandë do të ketë një drejtues të ri. Urimet më të mira Eugen Qendros, që tashmë ngarkohet me përgjegjësinë e madhe të kryetarit të Forumit Rinor të këtij qyteti, që është një prej degëve më të mira të FRPD në të gjithë Shqipërinë. Falenderime e mirënjohje për ish-kryetarin dhe mikun e çdo të riu demokrat Jolio Dine, i cili për 6 vite nuk kurseu asgjë në drejtimin e FRPD Sarandë, duke qenë përherë në ballë të çdo aksioni opozitar.
Eksperienca e Jolit dhe ekipit drejtues të FRPD, bashkuar me energjinë, entuziazmin dhe përkushtimin e Genit, janë garanci për të ardhmen e sigurtë të FRPD Sarandë. Faleminderit çdo të riu që u bë pjesë e takimit të sotëm. Bashkë do ia dalim“, shkruan Këlliçi
Flet kreu i ri i FRPD Sarande Eugen Qendro
Sot mu besua nje detyre e re, madheshtore dhe ambicioze.
Detyre te cilen e mora me seriozitetin dhe pergjegjesine me te madhe,
detyre per te cilen do jap maksimumin e kohes, perkushtimit dhe perulesise time.
E kerkova kete detyre duke dashur te bashkepunoj me te rinjte dhe te rejat e qytetit te Sarandes.
Qellimi im eshte te shtri doren e bashkepunimit per cdo te ri dhe te re te qytetit tim.✌️✌️FRPD Sarande – Faqja zyrtare
Flet ish kryetari Jolio Dine
Drejtova sot mbledhjen e fundit si Kryetar i FRPD Sarande, pas 6 viteve ne kete detyre e 1 viti si N/Kryetar!
Kokelarte dhe i lumtur qe ne keto vite dhashe maksimumin tim per te lartesuar emrin e FRPD Sarande dhe besoj se te gjithe bashke ja arritem! Faleminderit dhe mirenjohje cdo bashkepunetori 🤝
Urime Kryetarit te ri, Geni Qendro!
Vazhdojme se bashku per sfida te reja dhe per me kryesoren, fitoren e afert te Partise Demokratike! ✌️