BallinaKultureLamtumirë Moikom Zeqo!

Lamtumirë Moikom Zeqo!

Nga Sadik Bejko

U gdhiva sot duke marrë një lajm aq të papritur, sa të shpërthen një “Oh”, një oh që të mbytet, të mblidhet komb në grykë.
Paska vdekur Mojkomi.
Ky është nga ato lajme që kurrë nuk dëshiron t’a dëgjosh… I hidhur, i pamëshirë…si vetë vdekja.
Ne ishim gati të një brezi. Të larguar, të ftohur tani së fundi. Po gjithmonë e kam vlerësuar fort. Përshëndeteshim vetëm nga larg.
Dhe asnjëherë nuk e kam harruar, nuk e kam ndarë nga mendja e zemra.
Kur mora vesh se ishte me leuçemi, u takuam te libraria Dritëro. Tha se një shoqe e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë: – Moikom, mos u mërzit, edhe 10 vjet jetë i ke të garantuara.
Nuk i kish pëlqyer kjo bisedë. “Edhe 10 vjet”. Qeshte hidhur. “Edhe 10 vjet…jetë. dhe këtë ma thotë si lajm të gëzueshëm…”

Por Mojkomi nuk i mbushi as 10 vjet.
Moikom Zequa për mua së pari ishte poet. Ka një thesar të çmuar poezish… Ajo do trajtuar me kujdes..

Ishte dhe një.mik i madh i kulturës. I kulturës universale. Posaçërisht i botës shqiptare. Një mendje me një kuriozitet të përvëluar për të thithur dije, dije nga gjithë fushat.

Në mënyrën e tij ishte mistik. Një ateist, por thellë-thellë ishte një mistik. I studionte me afsh librat e shenjtë. I citonte. I zhbironte jo vetëm si mitologji, si teologji, si filozofi… Si oshënari në shpellë ai flinte e zgjohej me ato libra në duart e tij.

Shpesh e dyfishonte veten, Moikom Zeqon, në dialogun me Makabe Zaharian. I njëjti M. Z.

Ishte një botë e ndërlikuar dhe e thellë, një pasuri e vyer e jetës dhe e kulturës shqiptare ky Moikom Zequa.

Lamtumirë Moikom Zeqo!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular