BallinaKulturePër librin dhe/mbi librin…Nga "Brenga e Prokurorit" tek... Titujt që sugjeron për...

Për librin dhe/mbi librin…Nga “Brenga e Prokurorit” tek… Titujt që sugjeron për lexim Emi Krosi

Nga Emi Krosi
Leximi është procesi i marrjes së kuptimit ose kuptimit të shkronjave, simboleve etj. Për mësuesit dhe kërkuesit, leximi është një proces i shumëanshëm që kërkon fusha të tilla si njohja e fjalëve, drejtshkrimit (alfabeti, fonetika, ndërgjegjësimi fonemik, fjalori tek të gjithë njerëzit, rrjedhshmëria dhe motivimi). Ky është përkufizimi për leximin tek Wikipedia.
Por, sa lexojmë? Në një shoqëri kur leximi nuk kultivohet si vlerë, por si detyrim (vetëm në shkolla), në një shoqëri, ku të gjithë jemi shkrimtar/ poetë dhe jemi të gjithëditur, madje dhe leximet shkollore janë “non grata”, pasi ua kalojmë rrjetet socile dhe virtualiteti. Librat janë modë e vjetër.
Në ditën e librit dua tu këshilloj vetëm disa libra, të vyer për kohën tonë:

  1. Sa vlerë ka njeriu shqiptar ku dinjiteti, pasuria intelektuale, madje dhe vetë jeta është në rrezik? Dilemat e drejtësisë së “re” përmes romanit “Dilemat e prokurorit” të Ahmet Prenci Ahmet, na rrëfejnë se si mund të kemi drejtësi të pavarur? Si duhet të funksionojë drejtësua jonë sot, dhe a jemi të barabartë para ligjit, dhe kur dilemat dhe frikërat fillojnë nga vetja, për të dhënë drejtësinë e munguar, në një shoqëri të zaptuar nga krimi dhe kurrupsioni. A munden vallë prokurorët të japin drejtisinë e munguar?
  2. Një shoqëri në kaos total, ku njeriu është zhytur në rrumpallhane dhe nuk e di, sesa vlen jeta dhe dinjiteti i tij, ku çdo gjë shitet dhe blihet, ku merr ç’ të marrësh dhe kap ç’ të kapësh. Në një shoqëri pa moral, tek romani “Dhjetë gram nder” i Namik Dokle, autori si ish- politikan dhe shkrimtar, ka “zbërthyer” kodet e një shoqërie që endet në udhëkryqet, mes dëshpërimit dhe delirit, për “famë dhe pushtet”, duke dhunuar çdo vlerë njerëzore. Vallë, sa kushton një gram nder për të qenë njeri?!!
  3. Po dashuria, sa vlen? Ajo fisnikëron shpirtin dhe zemrën, duke marrë dhe dhënë dashuri pa kushte, pa pyetur sesa gramë duhet dhe sa peshon, ajo që jep dhe merr, nga ata që do dhe të duan. Kjo dashuri e fisshme, që larton shpirtin në vëllimin poetik “Poetika ( poezi të zgjedhura) të Traboini P. Kolec, na frym lirika të ëmbla dashurore, në një të padashurisë. Një antologji me lirika të përshpirtshne ku dashuria herë tepron dhe herë mungon. Dashuria, duhet “vaditur” çdo ditë me thërrimet e kënaqësive të përditësisë tonë, duke mbajtur gjallë shpirtin e lirirë dhe plot pozitivitet, se jeta vlen. Po dashuria, a është sot një virtyt apo një akt çiftimi për trashëgimtarë?
    5…dhe familja, gruaja, nëna, në jetën shqiptare, çfarë vlere kanë? Sa vlen sakrifica, fisnikëria dhe arsyeja e të qenit familjar, kur gruaja dhunohet në librin poetik “Fjalë të palexueshme ” të Barie Çupi . Një libër ku pozia sendërton gruan moderne, mes lirisë dhe humbjes, mes dhimbjes dhe dhunës, që herë fshihet dhe herë shfaqet, përmes oreskeve të groteskut maskilist, si shenjëzim e persekutimit shoqëror, për të qenë femra, gra, nëna, intelektuale, politikane dhe biznesmene, por më parë duhet të skllavërohet, se është femër. Kur rebelohet duhet të shtypet. Ne duhet të edukojmë shoqërinë, se një femër nuk është vetëm ” thes me bajtë”.
    shënim:(në ditën e librit, kultivoni leximin, si të vetmin arsye për të qenë një shoqëri më e lirë)
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular