BallinaKronikeDETAJET/Plas sherri mes të rinjve, nxirren thikat. Policia arreston dy persona...

DETAJET/Plas sherri mes të rinjve, nxirren thikat. Policia arreston dy persona…

Dy persona jane vene ne pranga pasi u konfliktuan për motive të dobëta me njeri tjetrin ne nje sherr qe degjeneroi ne nxjerrjen e thikave dhe goditjes me sende te forta.policia

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Pishat”, Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa personave dhe per fat kane ndehyre ne kohe, duke ndaluar dy personat qe u perfshine ne sherr.

NJOFTIMI

Rreth orës 14:00, datë 16.06.2020, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Pishat”, Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se pas një debati për motive të dobëta, shtetasi A. M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Xh., ndërsa ky i fundit e ka goditur shtetasin A. M., me një dërrasë, duke i shaktuar dëmtime të lehta. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. XH., 25 vjeç dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Komisariatin nr-4 Tiranë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim R. L., 62 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Mat, pasi në njësinë Administrative Lis, Bashkia Mat, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë Dibër dhe Mat, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular