BallinaUncategorizedDel VIDEO/ Si e ndiqte Sebastian Mali, Hekuran Billën para atentatit

Del VIDEO/ Si e ndiqte Sebastian Mali, Hekuran Billën para atentatit

Kur ka kaluar një javë nga ekzekutimi mafioz i Hekuran Billës është arrestuar një person. Ai është Sebastian Mali 22-vjeç, i cili është nipi i Prelë Markut (djali i motrës), të cilin Hekuran Billa e ekzekutoi në Angli disa vite më parë. I riu akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit te Komuna e Parisit. Ndërkohë që si autor të dyshuar për vrasjen, policia ka shpallur në kërkim Viktor Markun i cili është vëllai i Prelë Markut. Pra, Viktor Marku që është në kërkim dhe nipi i tij, Mali sipas policisë kanë bashkëpunuar për vrasjen e Hekuran Billës.

Sebastian Mali u arrestua në Tiranë, ndërsa sipas policisë i janë gjetur edhe disa prova materiale, që e implikojnë në vrasje. Sipas policisë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.
Operacioni është zhvilluar në disa qytete, i dyshuari është mbajtur nën vëzhgim nga policia gjatë kësaj kohe, e ndërsa mësohet se po analizohen kamerat në zonë për identifikimin e autorëve të tjerë. Pista kryesore në të cilën janë shtrirë hetimet është ajo e hakmarrjes, e lidhur me ngjarjen e ndodhur në vitin 2006 në Angli ku Billa vrau Prelë Markun, 22-vjeç asokohe.

Report Tv ka publikuar një video të dinamikës së ngjarjes, ku Sebastian Mali ka vëzhguar lëvizjet e shënjestrës. Ai e priti te kryqëzimi që të çon te qendra tregtare te Komuna e Parisit dhe në momentin që Hekuran Billa futet, i riu akuzohet se ka sinjalizuar atentatorët që dy minuta më pas e ekzekutuan. Më pas Mali largohet për të pritur atentatorët në Pezë, ku i largoi pas vrasjes.

22-vjeçari akuzohet nga policia se ka ruajtur, pra vëzhguar Billën. Pra, nuk ishte i riu që qëlloi për vdekje Billën, por sinjalizoi autorët mbi lëvizjet. Qelizat telefonike pranë vendit të ngjarjes, kamerat dhe dëshmitë e tij kontradiktore para grupit hetimor, i mjaftuan policisë për ta arrestuar. Gjithashtu në video dallohet dhe momenti kur u larguar atentatorët në drejtim të Unazës së Madhe dhe më pas në Pezë.

Sebastian Mali ka një lokal te ish-parku i Autobusëve në Tiranë. Në telefonin e tij nuk është zbuluar ndonjë provë domethënëse për grupin hetimor. Gjithashtu në pyetje janë marrë edhe familjarët e tij. I riu nuk ka të shkuar kriminale, por provat dhe arrestimet çojnë prokurorinë të ngrejë akuzat mbi pistën e hakmarrjes. Në vrasje ka marrë pjesë një skuadër më të paktën 5 persona.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular