BallinaOP EDEdi Rama kërkon ta kthejë Shkodren në një njësi administrative!

Edi Rama kërkon ta kthejë Shkodren në një njësi administrative!

Nga Xhevdet Amulli

Edi Rama kërkon ta kthejë kryeqendrën e veriut të Shqipërisë në një njësi administrative.

Të dashur bashkëqytetarë, ditën e djeshme jemi njohur me marrëzinë dhe lajthitjen e rradhës së pushtetit të Edi Ramës, duke transferuar Drejtorinë Rajonale të Mjedisit nga Shkodra në Lezhë.

Kjo lëvizje është vazhdimi i spostimit të disa drejtorive të rëndësishme si ajo e Arsimit, Arkivave Bordit të Kullimit etj,me qëllimin e vetëm denigrimin e qytetit të Shkodrës dhe heqjen nga territori i saj të cilin nuk e kontrollon dot, të të gjitha pushteteve të qeverisë së tij kriminale dhe zhvendosjen e tyre në një zonë që ai e menaxhon më me lehtësi.

Historia përsëritet, ashtu si etërit e tij komunist që e quanin Shkodrën qytetin reaksionar dhe me këtë pretekst e persekutonin, ashtu edhe Edi Rama synon me çdo kusht uljen dhe denigrimin e Shkodrës. Por jo, ashtu si regjimit të etërve të tij i erdhi fundi pikërisht nga Shkodra dhe shkodranët,edhe Edi Ramës dhe kusarëve të tij fundi do t’ju vijë përsëri nga Shkodra.

Autori eshte kreu i deges se PD Shkoder

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular