BallinaOP EDSot, 6 vjet në drejtimin e PD-së Librazhd, çfarë arritëm së bashku!

Sot, 6 vjet në drejtimin e PD-së Librazhd, çfarë arritëm së bashku!

Nga Bujar Vreto

Erdha me premtimin ‘’Së bashku të ringrejmë PD-në, partinë e vlerave dhe lirisë, partinë e inisiativës së lirë dhe integrimit të mbarë shoqerisë. Së bashku të bëjmë analizën e humbjes, duke evidentuar me korrektësi, shkaqet dhe faktorët që sollen humbjen e zgjedhjeve (2013). Të shikojmë gabimet në detaje dhe të reflektojmë mbi to, të hartojmë së bashku platformën e ringritjes, si triumf mbi të kaluarën, të shikojmë përpara sfidat që duhen sfiduar. Të mundësojmë, mirkuptim, sinqeritet dhe dashuri se kështu do arrijmë të bashkohemi duke mundësuar përfshirjen e ideve që forcojnë partinë dhe rrisin besueshmërinë në komunitet. Të vlerësohet kontributi dhe merita e cdo kujt, me votën e lirë si sfidë brenda PD-së duke respektuar verdiktin e pakontestueshëm të secilit prej antarëve të partisë. Kjo do sjellë përzgjedhjen më të mirë të figurave përfaqësuese dhe do të jetë një shembull i demokracise së brendëshme dhe më gjërë’’.

Me premtimin tim bashkëudhetoj cdo dite, analizoj punën, analizoj bashkëpunëtorët, analizoj situatën dhe reflektoj me akte për problematikat në përgjithësi dhe detajet në vecanti. Në drejtimin e Degës PD-se, kam bashkëpunuar dhe do vazhdoj te bashkëpunoj me faktorë, aktorë, kontributorë, intelektualë, ish të përndjekur dhe pronarë, militantë, simpatizantë, me qefmbeturit subjektivë apo objektivë, madje kam ftuar edhe ata që janë privilegjuar, zgjedhur në poste drejtuese nga pushteti i PD-së dhe kanë dalë kundër saj duke u bashkuar me kundërshtarin tonë politik.

Unë kam bërë gjithëçka mundet, duke biseduar me paraardhësit e mi, me ish drejtues të pushtetit për të marrë më të mirat nga puna e tyre dhe i kam implementuar në axhendën time. Kam afruar të gjitha flukset që kanë qënë në mbështetje të rivalëve në garë për postin e kryetarit, madje rivali kryesor një personalitet i nderuar me integritet është nen/kryetar i degës se PD-së. Edhe të tjerët janë aktivë në pozicione të ndryshme pranë strukturës. Kam punuar me gjithë energjitë e mia keto 6 vite, bashkë me stafin kam kthyer besimin tek demokratët, njerzit e lirë dhe bashkëzonasit.

Në gjashtë vite punë intensive, kemi hasur pengesa të mëdha, kërcënime nga pushteti autokratik, janë arrestuar me dhjetëra persona, janë burgosur disa të tjerë, kemi protestuar edhe pse me mungesa të theksuara financiare. S’jemi ndalur dhe demokratët e Librazhdit kanë qenë promotorë në cdo situatë. Kemi kaluar fushata elektorale, kemi shkelur,fusha, kodra e male. Jemi takuar me anëtarët e seksioneve, simpatizantët, grupe të interesit, jemi njohur me çdo problematike që kanë banorët dhe kemi denoncuar me zë dhe figurë korrupsionin galopant të pushtave që administrojnë pushtetin e votave të vjedhura. Kemi pritur liderin z. Basha, por pika kulminante ka qenë kur demokratët dhe banoret e lirë të Librazhdit, vërshuan tek kryqëzimi i Përrenjasit në 13 Qeshor 2019 dhe e detyruan hajdutin, mafiozin me targat e kryeministrit të futet rruge e pa rruge dhe të menderoset. Këtu kuptoj, delenxhiu (taorama)se një qytet i vogel por me shpirtin e lirë nuk mund të jetë nën kthetrat e askujt dhe të përdoret sipas orekseve të manipulatorëve.

Mes vështirësive, arritëm të triumfojmë, të ringremë PD-në dhe të jemi të gatshem si alternativë e qartë për të drejtuar Librazhdin, në nivel lokal dhe të kemi figura përfaqësuese për nivel qëndror. Ne po punojmë me ide dhe projekte që do i paraqisim përmes programin tonë në zgjedhjet e afërta lokale e qëndrore. Jemi besim plotë se me z. Lulzim Basha Kryeministër do nxjerrim familjet e rrethit tonë nga varfëria që pēr fatin e keq është ulur këmbëkryq. Ne do veprojmë dhe jo të mashtrojmë, koha e fjalëve boshe ka përfunduar. Ështe koha e veprave dhe ne do shfrytëzojmë nëpërmjet planit zhvillimor tërësor të gjitha resurset natyrore me nje infrastrukturë rrugore, me një bujqësi të mekanizuar, me blegtori e bletari të shumëfishuar e çdo mundësi tjetër që pasuron familjet tona dhe ndal shpopullimin e trevave të mrekullueshme që të parët tanë i kanë mbrojtur me aq fanatizëm.

Ne vramë frikën, kthyem besimin, shpresën tek antarësia e PD-së dhe bashkëqytetarët. Unë jam votuar dhe po udhëheq Degën e PD-se në mandatin e dytë (viti 6). Vota e fortë që më është besuar nga delegatët, demokratët dhe fryma komunitare më ka shtuar përgjegjësinë, përgjegjëshmërinë për të qënë kreativ dhe luajal pa shkelur parimet që ndërgjegjia ime lejon për të realizuar kauzën dhe përmbushur detyrimet ndaj mbështetësve dhe qytetarëve. Unë kam mbajtur premtimin e dhënë para konferencës në 18 Qeshor 2014 që u zgjodha për herë të pare dhe do vazhdoj të bëj gjithçka për të celebruar me novatorizëm detyrimet statutore si një faktor bashkues dhe relevant për të ardhmen. Unë bashkë me stafin jam përballur me sfidat dhe vështirësitë, kam përkrahur idetë që jane në shërbim të forcës tone dhe komunitetit, kam përkrahur dhe do perkrah njerëzit e veprave dhe jo të thashethemeve që përfitojnë suport politik apo andiminstaritiv në shpinën tuaj. Unë dhe struktura e PD-së vlersojmë intelektualët, profesionistët që kontribojnë sot në opozitë, për të marrë përgjegjësi nesër në pushtet, me idenë se politika s’është hakmarrje por shërbim.

Garantoj se miku i vetëm është puna dhe kontributi i secilit.

Me ju demokratë dhe bashkëqytetar, jam krenar!

Kryetari PD dega Librazhd

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular