BallinaKronikeEMRAT/Shkatërrohet banda e drogës nga Shqipëria e Brazili drejt Italisë. Prangosen 8...

EMRAT/Shkatërrohet banda e drogës nga Shqipëria e Brazili drejt Italisë. Prangosen 8 shqiptarë dhe ish-deputetë

Antimafia italiane i ka dhënë një goditje të fortë mafies kalabreze ”Ndrangheta”, ndërsa shkatërroi një rrjet trafiku droge nga Brazili dhe Shqipëria drejtë Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se në burg ranë 11 persona, mes të cilëve 7 shqiptarë, ndërsa operacioni i sotëm ishte faza finale e operacionit “Rinascita-Scot”, i cili më 19 dhjetor të 2019 çoi në arrestimin e 334 personave, mes të cilëve edhe njerëz të politikës.

Droga vinte përmes Brazilit dhe Shqipërisë nëpërmjet kompanive të import-eksportit  për materiale mermeri, niobiumi e mangani dhe shitej më pas në tregjet e Toscana-s, në Siçili, Piemonte dhe Cosenza-s.

Ndërkohë, klani shqiptar trafikonte marijuanë e hashash nëpërmjet portit të Barit në Itali, nga një grup trafikantësh që jetonin në Toscana.

8 shqiptarët e arrestuar janë:

– Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;

– Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;

– Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;

– Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;

– Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;

– Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;

– Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983; Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.

Gjatë operacionit janë sekeustruar 1 kg kokainë, 81 kg mariajunë, 25 kg hashash, 3,952 rrënjë kanabis e dhjetëra gramë heroinë dhe pilula escstasy, ndërsa të arrestuarve i janë sekeustruar të mira materiale me vlerë mbi 16 milionë euro.

Ky operacion goditi marrëdhëniet  midis ‘Ndrangheta dhe politikës, ndërsa në pranga ranë ish-parlamentar të forcave të ndryshme si të Partisë Demokratike, Forza italia, PSI, avokatë e profesionistë si dhe dy drejtues të policisë bashkiake.

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular