BallinaKultureSot, 53-vjet veprimtari, plotë triumfe të Ansamblit “Kastriotëve” ferizajas

Sot, 53-vjet veprimtari, plotë triumfe të Ansamblit “Kastriotëve” ferizajas

Nga Rexhep Rifati

Sot, 53-vjet veprimtari, përplot triumfe të “Kastriotëve” ferizajas. Nga pozita e njërit nga themeluesit dhe kryetarit të parë të këtij ansambli, që tash më ka startua në gjysmëshekullin e ditë të veprimtarisë, po jap artikullin e botuar në gazetën “Rilindja”, ku figuron se kjo trup artistike u themelua më 18 Qershor 1967, pikërisht sot 53 vjet, kur në qytetin e Ferizajt u tubuan një numër i entuziastëve të ri shqiptarë për ti vu themelet një shoqërie kulturo – artistike e cila do të rekrutojë me qindra artistë: këngëtar, valltarë e instrumentistë, madje shumë nga ta do të bëhen pjesë e estradës së Kosovës apo edhe të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.
Me këtë rast për herë të parë po jap edhe një foto timen të realizuar pikërisht ditën e themelimit të “Kastriotëve”, si dhe dy tri- foto nga kremtimi i 50 vjetorit të AKV “Kastriotët” Ferizaj. Me këtë rast të gjithë atyre që sot vazhdojnë rrugëtimin artistik në këtë ansambël që ka përfaqësua dhe afirmua qytetin tonë si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, madje edhe përmes turneve dhe festivaleve ndërkombëtare, ju uroj shumë suksese edhe në të ardhmen, ndërsa nderime e respekt të pakufishëm për të gjithë ata artistë, organizatorë e kontribuues të “Kastriotëve”, që nuk janë më në mesin tonë, por që puna e tyre është pjesë e kurorës 53- vjeçare të “Kastriotëve” ferizajas. Më gjerësisht në portalin prointegra.ch, një shkrimi i imi me titull: “ Si lindi ideja dhe u themelua Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” ?!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular