BallinaAktualitetMes 50 rasteve me COVID-19, edukatorja e një çerdheje në Tiranë. Si...

Mes 50 rasteve me COVID-19, edukatorja e një çerdheje në Tiranë. Si u zbulua se ishte infektuar

Nga 50 rastet e reja të konfirmuara sot me COVID-19, mes tyre është dhe një edukatore e çerdhes nr.11 në Tiranës. Mësohet se në datën 12 qershor, gjatë momentit të paraqitjes së saj në punë, sipas protokollit të zbatimit për masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, u konstatua se punonjësja e çerdhes kishte temperaturë.

Më pas kjo punonjëse është futur në banesën e saj në karantinë, ndërsa thuhet se nuk ka pasur kontakt me fëmijët e punonjësit e tjerë të çerdhes. Pasi i është nënshtruar analizave të tamponit, edukatorja ka rezultuar pozitive.

Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve është në pritje të vënies në dijeni në mënyrë institucionale nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor Vendor, i cili bën dhe konstatimin. Gjithashtu do të jetë edhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor që do të marrë një vendim për ecurinë e procesit, i cili vë në dijeni Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve për masat që duhen marrë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular