BallinaKronikePunonjësja e Bashkisë së Lezhës u infektua në QSUT, izolohet drejtoria

Punonjësja e Bashkisë së Lezhës u infektua në QSUT, izolohet drejtoria

Një punonjëse e Shërbimit Social në Bashkinë e Lezhës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Burime bëjnë më dije se punonjësja e Shërbimit Social është infektuar bashkë me babain në QSUT.

Sakaq njoftohet se e gjithë drejtoria është izoluar, ndërsa vijojnë të bëhen analizat për pjesën tjetër të administratës.

Në përditësimin e sotëm Instituti i Shërbimit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 50 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në këtë mënyrë në 1 838 numrin total të prekurve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular