BallinaKronikeVendimi/ Ish-punonjësit e policisë do të mbajnë armë me vete në rrugë

Vendimi/ Ish-punonjësit e policisë do të mbajnë armë me vete në rrugë

Ish-punonjësit e Policisë së Shtetit do të lejohen të mbajnë armë me leje edhe kur janë në lëvizje jashtë banesës së tij.

Kështu thuhet në draftin  e Ministrisë së Brendshme të siguruar nga abcnews.al, ku parashikohet kjo e drejtë për ish-punonjësit e policisë që nuk janë më në detyrë

“Ish-punonjësit e Policisë së Shtetit, që me ligj kanë në pronësi private armë zjarri, u lejohet ta mbajnë armën në lëvizje”, thuhet në draftin që abcnews.al e disponon.

Në draft thuhet se shitja e çdo arme zjarri duhet të bëhet me kontratë mes subjekteve dhe autorizim të mbajtjes së saj. Çdo regjistrim i armës mund të bëhet brenda 5 ditësh nga blerja e saj në organin përgjegjës të policisë.

“Shitja e armës së zjarrit midis subjekteve fizik/juridik të pajisur me autorizim për mbajtje arme/licence dhe subjekteve me autorizim për blerje arme, bëhet me kontratë të vërtetuar tek noteri e cila përmban, llojin, markën, numrin e serisë dhe kalibrin e armës, të dhënat e personit shitës e blerës që përfshihen në autorizimin për mbajtjen e armës/licence dhe autorizimin e blerjes.

Regjistrimi dhe çregjistrimi i armës se zjarrit bëhet brenda afatit të 5 ditëve në organin përgjegjës të policisë, në juridiksion teritorial, duke kryer edhe procedurat e dërgimit të formularit të balistikes nga organin përkatës i policisë vendore ne Policinë Shkencore”.

Ndërsa blerja dhe shitja e armëve të gjahut do të lejohet vetëm me autorizim brenda dhe jashtë vendit. Në rast se arma i shitet një shtetasi të huaj, kërkohet që blerësi të disponojë autorizim dhe dukumente identifikues të përkthyera dhe të noterizuara.

“Blerja e shitja e armevë të gjahut të kategorisë “C”, lejohet vetëm me autorizim brenda ose jashtë vendit. Shitja e armëve të gjahut një shtetasi të huaj, bëhet me kusht që blerësi të jetë i pajisur me autorizim dhe dokumente identifikuese, të përkthyera e të noterizuara.

Kur kryhet një transferim i tillë, organi përgjegjës i policisë përkatëse lëshon një leje transferimi. Kjo leje e shoqëron armën e gjahut deri në mbërritjen ne destinacion. Arma e zjarrit duhet të shoqërohet me një dokument, i cili përfshin të gjitha të dhënat e përmendura në pikën 3 të këtij neni”.

Ndërkohë drafti parashikon edhe një nen për armët e zjarrit që sekuestrohen nga Policia e Shtetit.

“Armët e zjarrit, pjesët kryesore dhe municionet, sipas pikës 1 të këtij neni, si dhe ato të grumbulluara me ligj nga Policia e Shtetit të gjetura në ambiente, armët stok nga ristrukturimi i armatimit të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Drejtesisë, Shërbimit Informativ Shtetëror, apo hotspote nga strukturat e Forcave të Armatosura, i kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes me urdhër të përbashkët për kalim kapital”. /abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular