BallinaKronikeDetajet/Vjehrri shqiptar masakron nusen e djalit

Detajet/Vjehrri shqiptar masakron nusen e djalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Zvicër ku sipas mediave vendase, një 56-vjeçar nga Kosova ka vrarë nusen e djalit të tij, një 24-vjeçare ndërsa kjo ka ndodhur në Pratteln të Kantonit Baselland

Referuar mediave zvicerane, babai dhe djali i tij, 27-vjeçar emrat e të cilëve nuk janë publikuar, jetonin me nusen e djalit dhe me nipin 4-vjeçar deri një vit më parë.

Familja e re ishte zhvendosur në shtëpinë e tyre, afër shtëpisë së babait, ku edhe kanë ruajtur lidhjet e ngushta familjare.

“Gjyshja shpesh kujdesej për djalin” thotë një fqinj.

Por, mbetet e paqartë përse kosovari 56-vjeçar e ka vrarë të renë dhe nënën e nipit të tij. Një i familjes së tyre ka thënë për blick.ch se “ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje. Ndoshta nusja e ka sulmuar, pasi që edhe ai ishte plagosur, në dorë. Policia e Kantonit Bazel-Landschaft ka deklaruar se viktíma është vrarë me thíkë.

Mediat raportojnë se mosmarrëveshja mes tyre mund të ketë qenë divorci i planifikuar në mes të çiftit të ri.

Djali i 56 vjeçarit kishte marrë fshehurazi një avokat për të bërë divorcin, thonë anëtarë të familjes.

Në momentin kur nusja ka marrë vesh për planin e të shoqit, ajo thuhet se ka shkuar te vjehrri me djalin e saj dhe mund ta ketë fajësuar për problemet e saj martesore.

Sipas përfaqësuesit të familjes, gjyshja e ka marrë djalin dhe ka ikur nga banesa kur ka filluar zënka pasi që djali nuk duhej të vëzhgonte.

Gruaja e 56-vjeçarit dhe tre djemtë e tij tani kanë fríkë nga gjakmarrja.

Lagjja është në gjendje shoku. Aty personi tashmë i dyshuar për vrasje njihet si një njeri i sjellshëm.

“Unë mund të shpresoj vetëm se ishte vërtet vetëmbrojtje”, thotë njëri ndër fqinjët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular