Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku një grua ka pirë fostoksinë, pasi dhunohej sistematikisht nga burri.
Lajmi bëhet i ditur nga policia, e cila bën të ditur se ka arrestuarin burrin dhunues
Gruaja është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Njoftimi i Policisë së Beratit:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin:
P. P., 52 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shtetasja P. P., 49 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit P. P., është paraqitur në spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë, pasi kishte pirë medikament fotoksinë. Kjo shtetase ka deklaruar se e ka pirë këtë medikament, pasi bashkëshorti e dhunonte në mënyrë sistematike. Shtetesja P. P. është transportuar në QSUT, për ndihmë më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’.