BallinaKryesoreGlobalizmi, ja pse përfitojmë të gjithë prej tij

Globalizmi, ja pse përfitojmë të gjithë prej tij

Nga Iris Halili

(Qytetari Shqiptar eshte teresisht i pergatitur per globalizmin. Ai ka ecur ne keto vite shume me teper se qeverite qe e kane perfaqesuar, por drama mbetet qe ai gjithmone e me shume nuk se po e gjen veten ne Shqiperi. Dhe kjo ka aresyet e veta)!

Vitet e fundit duket se eshte hedhur ne treg debati mbi globalizmin. Ajo qe po u ngaterron letrat disave ne Amerike, Shqiperi, apo gjetke, eshte se Amerikanet konservatore nuk e duan globalizmin. Pike se pari pasi ai u sjell emigrantet ne dere te shtepise dhe bashke me to vijne edhe kulturat e ndryshme ndaj te cilave ato nuk se jane shume dashamires. Nga ana tjeter liberalet e kritikojne globalizmin pasi grykesia e korporatave Amerikane per te gjetur shtigjet e fitimit maksimal ne anen tjeter te globit ngjan sikur u ka rrembyer punet qytetareve amerikane. Presidenti aktual Amerikan eshte nje izolocianist- protektonist , dmth nje anti -globalist.Por nga ana tjeter ,ne kulmin e globalizmit dhe vetem disa jave perpara shperthimit te Covid 19, Shtetet e Bashkuara te Amerikes regjistruan zhvillimin me te larte ekonomik ne vend si dhe nivelin me te ulet te papunesise ne 50 vitet e fundit. Ky fakt i pakontestueshem do te thote qe globalizmi nuk se ua ka hequr shanset qytetareve amerikane, perkundrazi u ka dhene atyre mundesine te gjejne ide te reja pune dhe biznesi , te behen me krijues dhe t’i pershtaten realitet te ri jo duke e mohuar globalizmin por duke u rritur bashke me te. Ne planin global te gjitha vendet, kulturat apo individet qe kane ditur te adaptohen me globalizmin duket se vetem kane perfituar prej tij.

Sipas te gjitha teorive, termat Amerikanizem = Imperializem =Globalizem jane percaktime te te njejtit thelb por qe kane fituar nuanca te ndryshme ne epoka te ndryshme sipas afrimeve qe politikat Amerikane kane bere ndaj pjeses tjeter te globit. Nuk do te kishte globalizem pa imperializem dhe nuk ka amerikanizem pa imperializem dhe globalizem se bashku.

Tedi Rusvelt (Theodore Roosevelt) njihet si presidenti i pare ne SHBA qe haptazi perkrahu idene e Imperializmit Amerikan. Ai ishte Republikan. Me pas Presidenti Woodrow Wilson e mundi Tedi Ruseveltin ne zgjedhjet presidenciale por e perforcoi dhe e zhvilloi edhe me tej idene Rusveltiane te Imperializmit duke aplikuar eksportimin e demokracise Amerikane ne bote, duke e konsideruar kete nje model progresiv dhe nje suport Amerikan me shtrirje nderkomebtare. Suporti Amerikan u pa qarte dhe qe vendimtar si ne Luften e Pare ashtu edhe ne Luften e Dyte Boterore. Pas ketyre dy ngjarjeve madhore Shtetet e Bashkuara kishin moralin me te larte per te drejtuar boten. Por per fat te keq pas Luftes se Dyte Boterore u krijua kampi socialist dhe bashke me te erdhi dhe lufta e ftohte qe e ndau boten gati ne dysh.

Presidenti Republikan Ronald Reagan eshte protagonisti kryesor i renies perfundimtare te murit te Berlinit ne 9 Nentor 1989, dite kjo qe shenoi edhe fillimin e renies se shoqerive totalitare komuniste ne gjithe bllokun e lindjes. Kjo date shenoi njekohesisht ditlindjen e Globalizmit. Sipas nje studimi te Universitetit te Harvardit, kryer nga ekonomisti Richard B Freeman, perpara renies se murit te Berlinit popullsia qe merrte pjese ne tregetine nderkombetare ishte vetem 2, 5 billion. Ne vitet 2000 tregu i perbashket arriti ne 6 billion njerez. Tashme ne bashkepunim kulturor dhe ekonimik nuk kemi vetem Evropen Perendimore, Shtetet e Bashkuara dhe Japonine, por kemi te gjithe kontinentin Amerikan, te gjithe ish republikat Ruse, pjesen tjeter e Evropes Lindore, si shume shpejt ketij bashkmi do t’i bashkengjiteshin India dhe Kina. Fale kesaj hapjeje sot e gjithe bota eshte e shtrire.

I pari qe e gjeti shtegun e hapjes drejt globalizmit ishte biznesi, pasi globalizmi ne vetvete nuk eshte as me pak dhe as me shume vetem se nje marredhenie midis qeverive dhe bizneseve. Globalizmi e ka bere boten horizontale dhe komunikimin mes njerzeve horizontal. Globalizmi eshte treg i perbashket , por eshte edhe internet apo Google. Sot mund te kryesh nje skaner ne Shqiperi dhe ne minute mund tja nisesh per interpretim nje ekipi mjekesor ne cdo klinike boterore qe deshiron. Para Panteonit ne Rome gjen McDonalds,kete kompani amerikane te shtrire pothuaj ne gjithe boten dhe qe pershembull ne Indi ofron hamburgeret me djeges qe mund te kesh provuar, vetem qe ti pershtatet kultures te vendit ku ben biznes. Ne Vjene, çuditesh tek gjen “Hooters “ (nje sport -bar Amerikan ) sikur habitesh tek shetit bregdetin e Gjirit Persik dhe syri te sheh vetem markat e firmave Amerikane. Ne me shume se 160 qytete te Kines me nga nje milion banore seicili prodhohet nje produkt qe i sherben tregut Amerikan dhe jo vetem. Nese pyesni nga vijne pjeset e makines suaj do te shikoni se e gjitha makina ka pjese te prodhura ne vende te ndryshme te globit ndonese ajo ne fund mund te mbaj marken “Made in Japan” apo “Made in USA”etj, etj. Ne Singapore te gjitha stacionet televizive Amerikane jane “live”24/7, nderkohe qe ne ditet e sotme lajmet gjithkush po i gjen me dendur nga mediat sociale.

Globalizmi, kjo shkalle tjeter e Imperializmit apo nje Amerikanizem qe u percaktua nga nje revolucion super teknologjik qe pushtoi planetin tone. Sot çdo qytetar i botes mund te shfrytezoje internetin, Google, YouTube, mund te perdor rrjetet sociale sikur Facebook , WhatsApp , Twitter, te gjitha keto “Made in USA’. Asnjehere me pare ne historine e planetit nuk kemi pare kaq shume njerez qe ne te njejten kohe te kene paveresine dhe luksin te gjejne informacionin qe u duhet , ta shperndajne ate ne fraksion te sekondit dhe kete ta bejne vetem me ane te nje telefoni apo kompjuteri ulur ne nje kend dhome, apo duke i dhene makines etj etj . Kjo nuk eshte as me shume dhe as me pak vetem se demokratizimi i informacionit apo biznesit dhe kjo me shume se cdo gje eshte arritja me e larte e nje shoqerie globale ku gjenialiteti jepet ne sherbese globale ne formen e saj me humane. Fale Globalizmit sot informacioni shperndahet nga personi tek personi dhe jo nga qeveria tek individi, apo nga institucioni tek individi. Si rrjedhoje puna intelektuale, krijmtaria artistike apo kapitali intelektual mund te transferohet nga kudo per kedo.

Shoqeria njerzore ka kaluar nga epoka e industrializmit, tek ajo e informimit per te ardhur ne ditet e sotme tek epoka e ashtuquajtur “E Nderhyrjes”. Globalizmi eshte epoka kur njeriu eshte thirrur te kryeje shume pune ne te njejten kohe: nderkohe qe flet ne telefon, ai mund t’i pergjigjet mesazhit ne what’s up dhe te perfundoje emalin apo gatimin e sapo nisur, etj etj.

Bota eshte bere me e mençur dhe do vazhdoje te behet me e mençur fale gloablizmit. Te gjithe bashke jemi me te zgjuar se nje i vetem. Fale informimit cilido mund te mesoje si te ngreje nje biznes; te lexoje per diagnozen shendetesore por edhe te behet me i ndergjegjshem per shendetin e tij; te marre ato dije ku ka interes; te komunikoje e cmallet me kedo e nga kudo etj etj . Te gjitha keto e bejne individin me te forte, me te lire si ne mendim edhe ne veprim.

Ata qe ankohen apo cirren kunder globalizmit le te bejne nje analize sa shume kane perfituar prejt tij, apo mund te perfitojne prej tij dhe per nje çast te perfytyrojne si do te ishte bota sikur nje dite te gdhiheshin pa super vlerat qe ka sjelle ai, vlera qe e kane ndryshuar jeten tone nje here e pergjithmone ! Globalizmi per ate qe e kupton eshte vetem se nje ngrijte personale e individit me mjete te dhena gratis (internet mbi te gjitha).

Por globalizmi ne te njejten kohe eshte sfide e madhe dhe sjell veshtiresi jo te vogla, pa numeruar ketu sfidat qe vijne natyrshem me civilizimin. Veshtiresite me te medha ndaj globalizmit i mbartin ato vende, shoqeri, kultura apo individe qe nuk dine te orientohen drejt ne kohe. Globalizmi eshte realiteti ku mundesite jane te pamata por konkurenca eshte gjigande pasi ne çdo moment une konkuroj me çdo qytetar te botes. Individi apo shoqeria duhet ta shoh veten si pjese integrale te botes qe ka vendosur te perballet me realitetin duke e pare ate si mundesi perfitimi dhe jo si mallkim.

Fale globalizmit vende si Kina , India apo Rusia ne fillim punuan per kompanite Amerikane, Evropiane-Perendimore apo Japoneze , por shume shpejt fale disiplines dhe kembenguljes se qytetareve dhe qeverive te ketyre vendeve , ata fituan eksperiencen e duhur dhe jane ne gjendje te marin ne dore drejtmin e ketyre kompanive, por edhe te krijojne dhe zhvillojne biznesin vendas duke u bere konkurrente dhe dinjitoze ne tregun global. Meksika ne dere te Amerikes nuk ishte ne gjendje te arrinte kete, dhe kjo vetem se qeverite e saj nuk diten dhe nuk po dine te perfitojne nga globalizmi. Po keshtu dhe Shqiperia ne zemer te Europes. Kam pershtypjen se qeverite Shqiptare ne keto 30 -vjet asnjehere nuk arriten te ndertojne nje kulture dhe ekonomi me standarte qe do t’i jepnin qytetarit Shqiptar vleren dhe peshen e nje qytetari global. Nga ana tjeter, fatmiresisht qytetari Shqiptar eshte teresisht i pergatitur per globalizmin, kjo fale edhe vullnetit te tij personal, inteligjences qe si ka munguar kurre dhe kuriozitetit per te perqafuar progresiven. Ai ka ecur ne keto vite shume me shume se qeverite qe e kane perfaqesuar, por drama mbetet qe ai gjithmone e me shume nuk se po e gjen veten ne Shqiperi. Aresyeja kryesore eshte se globalizmi pike se pari eshte ndertimi i nje shoqerie me konkurence maksimale ku arrin te fitoj vetem me i miri.

Fatkeqesisht, oligarkia shqiptare e inkurajuar nga qeverite Shqiptare e ka shkaterruar konkurencen e lire dhe tashtme atje edhe me ambiciozit i humbet pasioni , edhe me deliranti dorezohet. Ne Shqiperi globalizmit i eshte marre vetem pjesa e bukur e komunikimit, dhe thithjes se dijes apo informimit por qe edhe kjo paralizohet kur do te duhet te vihet ne jete. Dhe per te konkluduar kete ide si dhe ne vazhdim te shembujve qe rendita me siper po shtroj pyetjen: “Sa marka te huaja hotelesh apo restorantesh ka ne Shqiperi ? Sa klinika te huaja mjekesore sherbejne atje, apo sa linja prodhimi te kompanive te huaja kane punesuar qytetaret shqiptare??? Nese do t’i kishim vetem ca prej syresh, numri i Shqiptareve te emigruar do te ishte shume me i vogel. Dhe te mos harrojme qe nje nder sukseset kryesore qe ka sjelle globalizmi atje ku eshte aplikuar eshte ulja e ndjeshme e emigrimit nga vendi. Qytetarit shqiptar çdo dite i vrasin kujtesen dhe enderrimin, qe ne fakt jane edhe dy shtysat baze shpirterore qe frymezojne suksesin dhe progresin individual dhe social.

Se fundmi do te shtoja se çeshtja e gloabalizmit ne ditet e sotme nuk eshte “ta pranoj apo jo”, por ne te kunderten ajo eshte “çfare te bej t’i rrembej sa me shume atij”, pasi sikur thoshte Kofi Anan: “Te besh argument kunder globalizmit eshte sikur te duash te besh argument kunder teorise se gravitetit”! (2000).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular