BallinaOP EDPas 15 kushteve të BE, duhet sulmuar Basha , ai i paska...

Pas 15 kushteve të BE, duhet sulmuar Basha , ai i paska fajet !

Nga Ilir Allkja

Sa herë që Edi Rama, njeriu më i urryer ne trojet shqiptare për shkak të korrupsionit e arrogancës me të cilin ka qeverisur vendin duke shkaktuar varfëri ekstreme, shpopullim te vendit, është në vështirësi, dalin qyqe ta vajtojnë e çakej të lehin.

Ashtu siç i kuptoj qyqet e kampit rilindas , po ashtu i mirekuptoj edhe çakejtë që kanë ngrënë në grazhdin e PD e ikur nga aty për interesat e tyre .

Të gjithë sinkronizohen bashkë pas cdo shuplake që merr Rama të sulmojnë Bashën e opozitën në tërësi.

E gjithë piskama, lehja, kafshimet e tyre konvergojnë në një fokus: të dëmtojnë sa më shumë reputacionin në rritje të Bashës, me djallëzi; – mirë e dimë që Rama i tillë është, i korruptuar, arrogant, i çekulibruar …. por edhe Basha nuk është i përkryer .
Madje kur gjejnë terren e thonë me sigurinë e tyre se “njësoj janë” apo deri aty se “kanë bërë marrëveshje bashkë”!

Jo zotërinj të rënë nga kuajt e pushtetit të pamerituar, nuk janë njëlloj, s’mund të jenë njëlloj !
NE POPULLI , nuk do të vazhdojmë të mbajmë nje qeveri të korruptuar, një kryeministër të dalë duarsh që po robëron me borxhe fëmijët, nipërit e stërnipërit që ende s’kanë lindur , vetëm e vetëm se ju nuk mund të fitoni privilegjet kur PD të jetë në pushtet.

Shqipëria ka nevojë për një kryeministër normal si Lulzim Basha , Shipërisë i duhet një qeveri teknicienësh me integritet !
Mjaft më me një kryeministër të dalëduarsh e me ministra të përdalë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular