BallinaKronikePunëtorët bien nga lartësia në Tiranë, dërgohen urgjentisht në spital

Punëtorët bien nga lartësia në Tiranë, dërgohen urgjentisht në spital

Policia e Tiranës njofton se dy punëtorë, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia, duke pësuar dëmtime të shumta.

Uniformat blu informojnë se Y.C 47 vjeç dhe S.M 59 vjeç janë dërguar menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.06.2020, rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular