BallinaKronikeAtentati në Vlorë ndaj Armando Sulejmanit, motra në polici: Pashë një person...

Atentati në Vlorë ndaj Armando Sulejmanit, motra në polici: Pashë një person poshtë makinës që…

Në Policinë e Vlorës, sot rreth orës 12.30 minuta është bërë denoncim nga ana e Etleva Elmazit, motra e Armando Sulejmanit (Cipurit).

Ajo ka thënë se në lagjen “Kushtrimi”, para dhomave të paraburgimit, ku kishte parkuar automjetin e saj tip “Benz”, kur është afruar, kavërejtur se nga poshtë makinës ka dalë një person.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se motra e “Cipurit”, duke pasur dyshimin se i ishte vënë lëndë plasëse në mjet, ajo njoftoi policinë. Pas kontrollit nuk rezultoi që në mjet të kishte lendë plasëse.

Më datë 17 shkurt të vitit të kaluar, Armando Sulejmanit i është bërë pritë në zonën e Ujit të Ftohtë, ku ky mbeti i plagosur, ndërsa Aurest Rexho dhe Arjan Hasani humbën jetën.

Ditën e ngjarjes, policia i gjeti Sulejmanit një armë tip pistoletë dhe e arrestoi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular