BallinaKryesoreZgjedhja e kandidatëve nga anëtarësia/Ja kur mblidhet Kryesia e PD

Zgjedhja e kandidatëve nga anëtarësia/Ja kur mblidhet Kryesia e PD

Ditën e enjte, ora 11:00, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbledh Kryesinë e partisë, në vijim të detyrave të lëna në mbledhjen e shkuar.

Burime brenda selisë blu, në mbledhje fokus kryesor do të kenë zgjedhjet brenda partisë, përzgjedhja e kandidatëve brenda anëtarësisë, të cilat do të jenë para-provimi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sigurisht që nuk do të lihen pas zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë edhe mbledhjen e djeshme të Këshillit të Jashtëm për Politikë të Jashtme në Parlamentin Europian, i cili lëshoi deklarata të forta në adresë të qeverisë dhe punës që po bën kjo e fundit për plotësimin e 15 kushteve të vendosura nga BE si start për çeljen e negociatave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular