BallinaKronikeFOTO/Arrestimi, kush është ortopedi që mjekoi autorin e vrasjes së dyfishtë të...

FOTO/Arrestimi, kush është ortopedi që mjekoi autorin e vrasjes së dyfishtë të biznesmenëve në Laç

Ditën e sotme policia njoftoi për arrestimin e vrasësve të dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Lika, ngjarje e ndodhur në qytetin e Laçit 20 ditë më parë në një hotel.

I arrestuar për këtë ngjarje është Eduard Lamaj, 30 vjeç, i cili u ndalua në një klinikë private në Tiranë, ku po mjekohej pas plagës që kishte marrë natën e atentatit gjatë shkëmbimit të zjarrit me viktimat.

Mjeku në foto është Viktor Marku.

Ky i fundit u arrestua së bashku me kolegun e tij Besim Lama për moskallëzim krimi si dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, pasi mjekoi autorin e vrasjes së dyfishtë në Laç, Eduart Lamaj.

Në profilin e tij në facebook në rubrikën të dhëna Marku shënon se është mjek Ortoped traumatolog, në Spitalin e Traumës në Tiranë, me origjinë nga Lezha.

Image

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular