BallinaKryesoreMinistri grek: Kamera në ishuj, sipas paktit detar të 2009. Do monitorojmë…

Ministri grek: Kamera në ishuj, sipas paktit detar të 2009. Do monitorojmë…

 Ioannis Plakiotakis, ministri i Transportit në qeverinë e Kyrjakos Mitsotakis, ka lajmëruar se pala greke ka nisur instalimin e kamerave termike dhe radarëve në të gjithë vijën e saj kufitare bregdetare në detin Jon dhe në Egje, përfshirë edhe ishujt, duke i konsideruar si pjesë të Zonave Ekskluzive Ekonomike.pjimage (1)

“Në ditët në vijim, kufijtë tanë detarë, jo vetëm në detin Jon, në atë Egje, por edhe në Kretë do të kontrollohen në kohë reale nga kamerat termike dhe radarët, me të cilët është e pajisur Garda Bregdetare. Po ashtu, do monitorojmë në mënyrë të rreptë ishujt tanë, që i konsiderojmë të njëjtë si rafti kontinental dhe pjesë të Zonave Ekskluzive Ekonomike, ndaj ne do të mbrojmë të drejtat tona kombëtare”.Giannis_plakiotakis_Minister

Ministri grek i Transportit ka njoftuar rekrutimin në të ardhmen e afërt të një shtese në personelin e specializuar për monitorimin në det. Greqia dhe Shqipëria nuk kanë gjetur ende mirëkuptim në ndarjen e re të kufirit në detin Jon, por kjo nuk e ka penguar shtetin fqinj të luajë politikën e faktit të kryer. Është po e njëjta parti e rikthyer në qeverisje në Greqi, e djathta e Demokracisë së Re, që arriti në vitin 2009 të nënshkruante Marrëveshjen për Detin, e shfuqizuar nga ish-Gjykata Kushtetuese Shqiptare.

Ishujt si pika referimi janë përdorur nga grekët për t’ua hedhur shqiptarëve, sipas admiralit turk Xhihad Jatci. Për të bërë më të qartë atë që ish-admirali e konsideron “agresivitet të diplomacisë greke”, referohet me fakte në ndërhyrjen e palës turke në Shqipëri, pas nënshkrimit të marrëveshjes për AOZ në shelfin detar Greqi-Shqipëri.

Sipas pohimit të ish-admiralit, Turqia informoi palën shqiptare me një raport të posaçëm, duke i paralajmëruar se “po mashtrohen”.pakti-detar1

PAKTI

Në marrëveshjen e vitit 2009, disa ishuj shumë të vegjël, të pabanueshëm dhe pa jetë ekonomike, si Othonoi, Lazareto, Erikuza dhe shkëmbi Barketa, iu dha e njëjta peshë si toka kontinentale e Shqipërisë dhe ndarja e vijës së mesit u përcaktua nga këta ishuj. Kjo do të bënte që kufiri i detit të vinte shumë pranë brigjeve shqiptare.

Me ardhjen e socialistëve në pushtet, ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, tha se Shqipëria kishte pranuar që Greqia të shpallte 12 milje det territorial, por kjo shpallje mund të ndodhë vetëm në 10 zona, nga 150 zona kufitare mes dy vendeve. Kjo deklaratë e ish-diplomatit grek alarmoi Turqinë, sepse nëse kjo do të përdorej dhe në delimitimin e hapësirës detare mes Turqisë dhe Greqisë, kufiri do të shkonte gati në bregdetin turk.

Ne fakt, ministri i Jashtëm turk, Çavusoglu, duke iu referuar ishujve në detin Jon, tha se në marrëveshjen e fundit greko-italiane, ato nuk u përdorën si pika reference. Greqia dhe Italia nënshkruan një marrëveshje historike për kufijtë detarë, duke krijuar një Zonë Ekskluzive Ekonomike mes tyre e duke u dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve për të drejtat e peshkimit në detin Jon.

Marrëveshja, e firmosur gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm italian, Luigi di Maio, në Athinë vjen pas disa muajsh tensione lidhur me shfrytëzimin e resurseve natyrore në Mesdheun Lindor, ku Turqia, Greqia dhe Qipro janë përfshirë në një krizë të ndërlikuar diplomatike. Marrëveshja është një riformatim i ujdisë së vitit 1977, që përcaktonte vijën bregdetare mes dy vendeve dhe sipas mediave greke, pritet t’i hapë rrugën një pakti të ngjashëm me Shqipërinë. Detajet nuk bëhen të ditura, por siç thuhet, ujdia përfshin zgjerimin e kufirit detar grek me 12 milje. PANORAMA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular