BallinaKronikeCOVID-19/ Zbulohen 10 raste të reja në Shkodër, 3 nga Gjykata e...

COVID-19/ Zbulohen 10 raste të reja në Shkodër, 3 nga Gjykata e Apelit

Dhjetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të mërkurë në Shkodër. Mësohet se 3 nga të infektuarit janë punonjëse në Gjykatën e Apelit në këtë qytet, shkruan Abcnews.

4 ditë më parë në Shkodër është infektuar me koronavirus një nga punonjëset, që duket se tashmë infeksionin e Covid 19 e ka kaluar dhe te koleget e saj. Ndërkohë rastet e tjera deri më tani dyshohet se janë familjarë dhe kontakte të rasteve të mëparshme

Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 52 raste, duke e çuar  në 2 047 numrin e të infektuarve, mes të cilëve kanë humbur jetën 46 persona.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular