Një hetim i strukturuar policor ka bërë të mundur asgjesimin e 3000 rrënjëve të dyshuar Cannabis Sativa në zonën e Kretës .
Dyshimet e para për pronarët e parcela dyshohet se mund të jenë dy Grekë dhe dy Shqiptarë, që kohët e fundit po operojnë në fushën e kultivimit të kanabisit në vendet fqinje.
Profesionalizmi dhe teknika që perdorin shqiptarët në kultivimin e kanabisit ndryshon me vendet e tjera dhe puna qe kryejnë ata japin rendiment shumë të lartë , rrisin maksimalisht sasinë narkotike të prodhuar nga bima.
Policia Greke ka vendosur në funksion të forcave të policisë mjetet më të sofistikuar për lokalizimin e parcelave me drogë, fenomen që po rritet me shpejtësi dhe droga e prodhuar furnizon vendet Europës Perëndimore.
Greqia ka lejuar që kanabisi të prodhohet por vetëm për qëllim industrial dhe mjekësor.