BallinaUncategorizedDenoncoi vjedhjen e banesës, Policia mbyll me forcë në Psikiatri, vajzën e...

Denoncoi vjedhjen e banesës, Policia mbyll me forcë në Psikiatri, vajzën e Robert Ndrenikës

Një denoncim i fortë është bërë sot nga znj. Diana Ndrenika, e bija e aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika, në adresë të Policisë së Shtetit. Znj. Diana Ndrenika, në një mesazh në Fb deklaron se Policia e ka mbyllur me forcë në Psikiatri, pasi ka denoncuar për të dytën herë grabitjen e shtëpisë së saj. Në mesazhin e publikuar në Fb, znj. Diana Ndrenika shkruan:

Pas një dhunimi të vazhdueshëm të banesës sime, në datë 12 qershor bëra një denoncim në ambientet e Komisariatit nr.3 në Tiranë.

Hera e dytë që bëj një ankesë të tillë brenda disa muajsh. Por kësaj here me shkrim. Tek oficeri i Policisë Gjyqësore Armando Xhafaj, i cili pasi mori në dorëzimin kallëzimin tim për dhunim sistematik banese (objektesh, mobiljesh, veshjesh e pajisjesh si dhe vjedhje dokumentesh të një rëndësie të veçantë), në kohën që ne jemi jashtë shtëpisë, më premtoi se do të fillonte hetimin penal duke dërguar ekspertë të Prokurorisë.

Por, për habinë time, po atë pasdite në shtëpinë time erdhën dy policë me makinën e Urgjencës që më shoqëruan forcërisht e duke përdorur dhunë në ambientet e Spitalit Psikiatrik në Tiranë, në shkelje të ligjit dhe në mosrespektim të dakortësisë së kryer me oficerin e Policisë Gjyqësore të Komisariatit nr. 3 Tiranë.

U përpoqa të lidhem me z. Xhafaj, por nuk i përgjigjej telefonatës sime. Kërkova nga mjekët e rojes mundësinë për asistencën e një avokati, por nuk m’u mundësua.

Më pas telefoni nuk m’u lejua për rreth 10 ditë. Edhe sot që po shkruaj vazhdoj të mbahem forcërisht dhe të mjekohem kundër vullnetit tim në ambientet e Spitalit nr.5 në Tiranë në shkelje flagrante të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Nga Prokuroria apo Komisariati nr.3 nuk kam asnjë reagim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular