BallinaAktualitetVdes 34-vjeçarja, viktima më e re në moshë nga koronavirusi

Vdes 34-vjeçarja, viktima më e re në moshë nga koronavirusi

Ndërron jetë 34-vjeçarja në Spitalin Infektiv, viktima më e re në moshë nga Covid-19.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

ISHP njofton se 34-vjeçarja nga Librazhdi ishte shtruar në spitalin infektiv prej disa ditësh dhe ishte e intubuar.

“Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34-vjeçare nga Librazhdi, e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid-19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës,” deklaroi MSH.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular